Anglia

Anglezët në protesta kundër agresionit në Jemen nga Arabia Saudite

Protestuesit anglezë kanë planifikuar të tubohen pranë ndërtesës së Ambasadës të Arabisë Saudite në Londër për të dënuar agresionit ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit.

(Ne jemi) duke u përgatitur për t’i thënë jashtë duart nga Jemeni në Ambasadën e Arabisë Saudite, tha John Rees me  organizatën 'Stop Koalicionit të Luftës' në Londër, në një njoftim të postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook. 

John Rees ka postuar një foto që paraqet shumë pankarta me titull,      

 “Duart jashtë Jemenit” (“ Hands off Jemen”). 

Të premten, pas disa ditësh debatimi, ligjvënësit pakistanezë miratuan rezolutën e cila refuzon kërkesën Saudite që Islamabadi të bashkohet me koalicionit ushtarak kundër Jemenit. Anëtarët e  parlamentit ftuan të dy palët ndërluftuese për të zgjidhur konfliktin përmes dialogut paqësor. 

Ata votuan unanimisht në favor të një rezolute duke thënë se Pakistani duhet të ruajë asnjanësinë në konfliktin e Jemenit në mënyrë që të jetë në gjendje për të luajtur një rol diplomatik proaktiv për t'i dhënë fund krizës. 

Pas vendimit të Pakistanit për të qëndruar jashtë konfliktit të Jemenit, Arabia Saudite parandaloi të premten një aeroplan pakistanez të hyjë në hapësirën ajrore të saj.

Arabia Saudite ka bombarduar Jemenin për 17 ditë tani për të rivendosur pushtetin e presidentit Mansur Hadi, një aleat i ngushtë i Rijadit. Agresioni i udhëhequr nga Arabia Saudite deri tani ka vrarë mbi 1010 jemenas, duke përfshirë qindra gra dhe fëmijë. Sulmet kanë lënë më shumë se 2.200 vetë të plagosur.

Mansur Hadi dha dorëheqjen në muajin janar dhe refuzoi të rishqyrtojë vendimin pavarësisht thirrjeve nga revolucionarët e lëvizjes së Huthëve.

Pavarësisht  pretendimeve të Riad-it që thotë se është duke bombarduar pozicionet e luftëtarëve Ansarullah, avionët luftarakë saudite kanë shkatërruar, rrafshuar zona banimi dhe infrastrukturën  civile.

Pesë shtete të Gjiri Persik u bashkuan - Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahreini, Katari, Kuvajti - dhe Egjipti që janë ndihmuar edhe nga Izraeli dhe të përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i shpallën luftë Jemenit në një deklaratë të përbashkët të lëshuar më 26 mars 2015.

Burimi: FNA