Liban

Sejjid Hasan Nasrullahu, i Bën Thirrje Mbretërisë së Arabisë Saudite: “Jepini Fund Sulmeve, Në Të Kundërt Do Të Përballeni Me Kërcënime Të Mëdha!”

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Hirësia e Tij Sejjid Hasan Nasrullahu, u dha një mesazh të qartë këtë të premte, drejtuar Mbretërisë së Arabisë Saudite duke thënë: “Jepini Fund Sulmeve!”

Duke iu drejtuar, para një turme të madhe njerëzish,të mbledhur në kompleksin e Sejjid Shuhedasë, në qytetin e Dehjies (në Periferitë Jugore të Bejrutit) të quajtur: “Mbledhja Për Mbështetjen e Jemenit. Një Fjalë e Drejtë, Kundër Tiranit Dhunues”, Sejjid Hasan Nasrullahu bëri të ditur qëndrimin e Hizbullahut. Ai tha seqëndrimi i Hizbullahut, nuk ështëqëndrimi i zemrave të shurdhëra.

Sejjid Hasan Nasrullahu tha: “Ne deklarojmëkundërshtimin dhe dënimin tonë, kundër sulmeve amerikano-sauditëkundër Jemenit. Në të njëjtën kohë, shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë për popullin e shtypur jemenas”.

Krahas saj, hirësia e tij shtoi: “Asgjë nuk do të na ndalë, as shantazhet dhe as kërcënimet, nga deklarimi ynëkundër dënimit të sulmeve amerikano-sauditë, kundër Jemenit dhe nga shprehja e solidaritetit dhe mbështetjes sonë për popullin jemenas”.

Sejjid Hasan Nasrullahu citoi: “Është detyra jonë njerëzore, e luftës së shenjtë dhe fetare që të mbajmë këtë qëndrim. Të tërë bijtë e popullit libanez, duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre, duke mbajtur qëndrimin e duhur. Frikësimet ose kërcënimet e tyre nuk do të ndalin, vazhdimin tonë të dënimit të sulmeve amerikano-sauditë kundër Jemenit”.

Ai vijoi: “Sauditët citojnë se, kjo është “Lufta e Arabëve”. Por, a e kanë lejuar popujt arabë, nisjen e kësaj lufte kundër Jemenit? Kjo nuk është “Lufta e Arabëve”, por kjo është një luftë kundër arabëve!”

Hirësia e tij, Sejjid Hasan Nasrullahu, në prag të përvjetorit, të vitit 1996 të sulmeve izraelite kundër popullit libanez, të ashtuquajtura “Rrushtë e Zemëruar” tha: “Ne përulemi me mirënjohje të thellë, para flijimeve të bijve tanë libanezë, veçanërisht atyre në jug. Ushtria cioniste izraelite, me bekimin e arabëve dhe Fuqive të Mëdha Perëndimore, nisi sulmet kundër Libanit të quajtura “Rrushtë e Zemëruar”. Më pas udhëheqësi i Hizbullahut shtoi: “Por, ajo hasi në qëndresën e ushtrisë sonë dhe u zmbraps me turp”. Kjo i hapi udhën fitores së vitit 2000, e cila i shndërroi arabët nga popuj të epokës së humbjes, në popuj të epokës së fitoreve!”

Duke iu përgjigjur aludimeve saudite, mbi arsyetimet e sulmeve kundër Jemenit, Sejjid Hasan Nasrullahu u shpreh: “Pikësynimi i vërtetë i kësaj lufte, është rivendosja e hegjemonisë amerikano-saudite në Jemen, pikërisht, ashtu siç e kam bërë të qartë edhe më parë”.

Për më tepër, hirësia e tij Sejjid Hasan Nasrullahu ceku edhe rastin e atyre të cilëve, i quajnë sulmet amerikano-sauditë kundër Jemenit “Lufta e Arabëve”. Më tej ai sqaroi: “Vështroni dialektin, gjuhën, gojëtarinë, fisnikërinë, guximin, bujarinë dhe praninë e popullit jemenas, në trojet e tij. Nëse jemenasit nuk cilësohen si popull arab, atëherë cilët na qenkan arabët?!”

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut bëri të qartë: “Askush nuk mun të pranojë, t’i quajë ngjarjet e fundit në Jemen, si një luftë mes shiitëve dhe sunnitëve, përveç atyre që kontrollohen nga paraja”. Sejjid Hasan Nasrullahu theksoi këtu se, jemenasit nuk kanë arsye, që të vërtetojnë identitetin e tyre musliman dhe arab.Përkundrazi ata që sot janë duke e pushtuar Jemenin, duhet të pyesin vetveten për të vërtetuar, identitetin e tyre arab”.

Për më tepër, Sejjid Hasan Nasrullahu, shtroi pyetjen: “A bën pjesë, vrasja e popullit jemenas, në“mbrojtjen” e popullit jemenas?”

“Sauditët aludojnë se, janë duke e mbrojtur popullin jemenas. Ata janë duke e bërë këtë, duke bombarduar zyrat e administratës së shtetit, aeroporteve, porteve dhe bazave ushtarake. A është kjo mënyrasaudite, se si ju e “mbroni” një shtet?!”

Në lidhje me këtë çështje, Sejjid Hasan Nasrullahu, theksoi: “Sauditët thanë se, pikësynimi i luftës është mbrojtja e popullit jemenas. Ata janë duke e“mbrojtur” popullin jemenas, mes një bllokade ajrore dhe detare, e cila ka izoluar 42 milionë jemenas. Këta të fundit janë lënë në mëshirë të fatit. Populi jemenas është lënë pa ushqim, ujë të pijshëm dhe pa ndihma mjekësore nga bllokada saudite!”

Hirësia e tij Sejjid Hasan Nasrullahu, kur u pyet mbi aludimet e sulmeve amerikano-sauditë kundër Jemenit, se këto sulme nisën me synimin e mbrojtjes së Dy Xhamive të Shenjta në Mekkë dhe Medinë, ai u përgjigj: “Cili është ai që po i kërcënon Dy Xhamitë e Shenjta? Lëvizja Ensarullah (Ndihmësit e Allahut) Jemenasit? Unë mund t’ua vërtetoj se kërcënimi, i cili është kundër Xhamisë së Shenjtë në Mekkë, vjen nga Deishi Shteti Islamik i Irakut dhe i Sirisë (ISIS-i). Ky i fundit pasi ka shpallur hilafetin nëqytetin e Musulit, shprehu hapur se do të rrënojë Mekkën e Nderuar”.

Sejjid Hasan Nasrullahu përmendi: “Pas marrjes nën kontroll të dinastisë saudite, ndjekësit e tij uehhabi, të fymëzuar nga kultura se tyre, rrënuan të tëra veprat e artit të cilat kishin të bënin, me të dërguarin e Allahut, Muhammedin (s.a.u.s.) në prill të vitit 1926”.

Për më tepër, Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, tha: “Nga rrodhi kjo ideologji e këtyre grupeve, të cilat janë duke shkatërruar shoqëri dhe shtete? Nga cila shkollë mendimi rrodhi kjo ideologji? Nga cila kulturë dhe fetua (miratime)? Cili është ai shtet, që po e përhap këtë ideologji në mbarë botë? Cili është ai shtet, që po ndërton shkolla, anembanë botës për t’i mësuar rinisë muslimane, ideologjinë e tij shkatërruese tekfiriste (mohuese)? Ky shtet është mëse i qartë, ky shtet është Mbretëria e Arabisë Saudite! Është pikërisht kjo e fundit, e cila po shfrytëzon të ardhurat e haxhijve (pelegrinëve) për të realizuar projektet e saj djallëzore”.

Për më tepër, Sejjid Hasan Nasrullahu nënvizoi: “Sauditët aludojnë se pikësynimi i tyre, është parandalimi i ardhjes së ushtrisë jemenase dhe i Komitetit Popullor nëqytetin e Adnit, por dështuan. Sauditët aluduan se qëllimi i sulmeve të tyre kundër Jemenit,është parandalimi i ardhjes së ushtrisë në pjesën e mbetur të prefekturave por gjithashtu dështuan. Por, kur prefekturatranë në duart e ushtirsë jemenase, Al-Kaeda (El-Kaide) u tërhoq. Sauditët thanë se qëllimi i tyre, është thyerja e vullnetit të popullit jemenas dhe nënshtrimi i këtij të fundit, ndaj kushteve të sauditëve, por jemenasit treguan një vetëmohim të madh”.

Për më tëpër, Sejjid Hasan Nasrullahu shtoi: “Rikujtoni Luftën e Korrikut dhe vështroni ngjashmërinë. Edhe atëherë, nisi njëfushatë e egër mediatike, si në ditët e sotme por “aventurat e udhëheqjes” dolën fituese.Edhe sot po zhvillohet e njëjta luftë, po zbatohet i njëjti këndvështrim dhe i njëjti drejtim dhe si rrjedhojë edhe do të jetë i njëjti përfundim”.

Hirësia e tij, Sejjid Hasan Nasrullahu shtroi pyetjen: “A mund ta besoni, se pikësynimi i vërtëtë i kësaj lufte, është rikthimi në pushtet, i ish prsidentit jemenas Abdirebbi Mensur Hadiut?”

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrullahu lavdëroi popullin jemenas dhe udhëheqjen e tij revolucionare, Lëvizjen Ensarullah (Ndihmësit e Allahut). Pastaj ai shtoi: “Udhëheqësi i kësaj Lëvizjeje, i Madhi Sejjid Abdulmelik Bedruddin Huthiu, tani ka rastin për të sulmuar dhe për t’u futur thellë në territoret e Mbretërisë së Arabisë Saudite. Ndonëse ai e ka këtë mundësi të artë, ai po zbatonatë që quhet durimi strategjik”.

Gjithashtu Sejjid Hasan Nasrullahu parashikoi se, arritja e vetme e këtyre sulmeve saudite, është dështimi. Ai vijoi:“Pikësynimi vërtetë i këtyre 28 ditëve të bombardimi ajror dhe detar, tësulmeve të pamëshirshme ajrore, pas përdorimit të çdo lloj forme dhe mënyre të inteligjencës dhe mbështetjes logjistike, të ofruara nga ushtria amerikane, ështërikthimi në pushtet i ish presidentit jemenas Abdirebbi Mensur Hadiut në Jemen, i cili është ende në kryeqytetin saudit, në Rijad”.

Përsa u përket sauditëve, Sejjid Hasan Nasrullahu tha: “Bashkësisa tribale nuk mund t’i harrojë viktimat e saj... Ish presidenti jemenas Abdirebbi Mensur Hadiu, pas sulmeve amerikano-sauditë, ka humbur çdo mundësi rikthimi si president i Jemenit, dhe asnjë nismë politike nuk mund ta rikthejë atë ne presidencë”.

“Në ditët e sotme, populli jemenas nuk ka bërë zgjedhjet e tij të vërteta. Deri më tani, jemenasit nuk kanë bërë asgjë. Por ju o sauditë, e keni tejkaluar cakun. Ju nuk keni zgjidhje tjetër përveç sulmit tokësor”.

Hirësia e tij, Sejjid Hasan Nasrullahu qartësoi se, sulmi tokësor saudit, nuk do të japë asnjë rezultat dhe se sulmet e dhunuesve sauditë do të përfundojnë me humbje. Më pas ai u bëri thirrje jemenasve që të kenë durim, sepse kështu do ta mposhtin sulmet amerikano-sauditë. Ai vijoi: “Gjithashtu jemenasit, duhet të përgatiten për një zgjidhje politike, por fillimisht duhet qëtë mbarojë lufta!”

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrullahu, përsa u përket pasojave të sulmeve amerikano-sauditë, vërtetoi se këta të fundit po shkojnë drejt, përfundimeve të dëshiruara duke i rënduar edhe më shumë, kërcënimet kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Sejjid Hasan Nasrullahu duke iu drejtuar regjimit diktatorial, të Mbretësirsë Saudite shpalli: “Jue shndërruat një mundësi kërcënimi të vogël, në një kërcënim absolut. Ju po tërhiqni mbi veten tuaj kërcënime dhe më të mëdha”.

Më pas ai theksoi: “Do të kalojë kohë,derisa Mbretëria e Arabisë Saudite, do të kuptojë se populli jememas nuk do të gjunjëzohet dhe as do t’i nënshtrohet”. Ai nënvizoi se,tani për tani askush nuk është duke dëgjuar thirrjet për një zgjidhje politike dhe thirrjet për bisedime”. Ndërkohë, Sejjid Hasan Nasrullahu shtoi: “Sauditët dështuan, që të shndërronin konfliktin, në një luftë civile jemenase mes Veriut dhe Jugut dhe si përfundim mbajtën një qëndrim të bashkuar kombëtar, kundër sulmeve amerikano-sauditë!”

Ai vijoi: “Unë tani, nuk dua të hap dosjet e vjetra saudite. Nuk dua të rikujtoj këtu, se çfarë bëri “Mbretëria e Mirësisë Saudite” në luftën civile libaneze në vitet 1982, 1984 dhe 2006”.

Sejjid Hasan Nasrullahu, në nivelin ndërkombëtar vërtetoi se, shumë zëra anembanë botës, kanë kërkuar përfundimin e luftës dhe kanë bërë thirrje për një zgjidhje politike!

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrullahu, këshilloi ata që e udhëheqin këtë luftë, që të tregojnë modesti dhe të gjejnë një rrugëdalje. Më pas ai shtoi: “Ka ardhur koha që, të flasim hapur dhe të mos gjoja sikur lufta mbaroi. Ambasadori saudit në Uashington, deklaroi shpalljen e luftës kundër Jemenit, ndërsa ushtria saudite në terren bombardon, shkatërron dhe vret jemenas të pafajshëm”.

Gjithashtu hirësia e tij, Sejjid Hasan Nasrullahu vijoi: “Megjithatë ne bëjmë thirrje, për një zgjidhje politike. Kaardhur koha që muslimanët, arabët dhe mbarë e bota, të ngrihet në këmbë dhe t’i thotë sauditëve: “Jepini fund!”

Ka ardhur koha që, muslimanët dhe arabët t’i thonëMbretërisë së Arabisë Saudite: “U mbush kupa!”

Sejjid Hasan Nasrullahu, duke iu drejtuar popullit saudit, u bëri thirrje: “Ne, të tërë duam vetëm siguri dhe miqënie për popullin saudit. Gjithashtu ne duam qëndrueshmëri për këtë popull”. Megjithatë ai bëri thirrje, për shpëtimin e popullin jemenas, nga kjo tragjedi e madhe.

Sejjid Hasan Nasrullahu, shfrytëzoi rastin për të falenderuar qeverinë pakistaneze, e cila refuzoi kërkesën e sauditëve, për t’iu bashkuar koalicionit ushtarak, të sulmeve amerikano-sauditë kundër Jemenit.

Pastaj Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrullahu, u bëri thirrje qeverive pakistaneze dhe egjiptiane që, të mos i bashkohen koalicionit ushtarak, të sulmeve amerikano-sauditë kundër Jemenit.

Më pas ai sqaroi: “Pakistani duhet të bashkërendojë veprimet e tij me Indinë, në të njëjtën mënyrë siç bëri kjo e fundit, kur në vitin 1920, shpëtoi nga rrënimi, Varrin e Shenjtë, të Muhammedit (s.a.u.s.).

Sejjid Hasan Nasrullahu tha: “Unë sot, dua të falenderoj sirianët, ashtu siç i falenderova ata më 8 mars 2005. Ju falenderoj për qëndrimin tuaj, të duruar dhe ju falenderoj sepse nuk u dorëzuat”.

Më pas ai shtoi: “Përsa i përket qëndrimit të iranianëve, kundër sulmeve të popullit jemenas, dua të them se iranianët janë gati për luftë. Por, ata besojnë në bisedimet me shtete me shtetet arabe dhe me Mbretërinë e Arabisë Saudite. Duke u nisur nga fakti se, kjo e fundit po tregohet kokëfortë, sepse ka dështuar në udhëheqjene  s shteteve të tjera arabe, të pushtuara si Iraku, Siria dhe Libani, kërkon më kot që t’i dalë mbanë udhëheqjes së arabëve, pa u ulur fillimisht në tryezën e negociatave”.

Sejjid Hasan Nasrullahu, për sa i përket frontit të brendshëm libanez, u bëri thirrje disa partive libaneze, që të mos bëjnë llogaritë gabim dhe të mos tregohen të pamatur, duke shpallur kështu fitoren operacionit, të quajtur “Stuhia e Vendosmërisë së Prerë”. Ai vijoi: “Ne nuk duam të kemi kundërshtime, mbi fitoret tona në Jemen dhe në Liban”.

Hirësia e tij, Sejjid Hasan Nasrullahu, përfundoi duke thënë: “Jemeni do të shndërrohet si Siria, le të kemi durim që të shfaqim mendimet tona, dhe të shprehim dallimet tona. Ne duam të jetojmë bashkë,të qëndrojmë bashkë dhe të punojmë bashkë. Ne duhet të punojmë bashkë! Ashtu siç vepruam, kur mbrojtëm Libanin nga konflikti në Siri. Por, për të mbrojtur Libanin, në fillim duhet t’ia nisim të mbrojmë Jemenin!”

Burimi: Al Ahed News