Rusia

SHBA-në e pret fati i BRSS-së

Kryetari rus Vladimir Putini ka deklaruar në emisionin e hapur ”Linja direkte” se sankcionet kundër shtetit të tij nuk do të shfuqizohen së shpejti pasi që partnerët gjeopolitik të Rusisë duan të pengojnë zhvillimin tonë. Në pyetjen se sankcionet mund të mbesin në fuqi disa dekada, Putini ka thënë se Rusia nuk është Irani, kanë transmetuar mediat ruse. Putini ka cek se sankcionet do të detyrojë Rusinë të modernizojë industrinë e vet dhe sektorin e bujqësisë, ashtu që nuk do të ketë nevojë të pritet që ato të shfuqizohen. Duke folë për marrëdhëniet me fuqit botërore, Putini ka theksuar se vendi i tij nuk mund të jetë i varur, porse vetëm i barabartë.

“Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk janë të nevojshme aleatët, por vetëm vazalët. Rusia nuk e sheh veten në këtë sistem të tillë të marrëdhënieve”, ka thënë Putini dhe shtoi se BRSS-ja pas Luftës së Dytë Botërore me forcë e ka imponuar modelin e vet shteteve të Evropës Lindore dhe se kjo”nuk ka përfunduar mirë”.”Këtë duhet pranuar”, ka thënë Putini duke theksuar se tani të njëjtën gjë e bëjnë SHBA-të, dhe për këtë shkak i pret fati i njëjtë sikurse të ish BRSS-së. Duke komentuar situatën aktuale gjeopolitike dhe ekonomike në të cilin gjendet Rusia, kryetari i saj ka porositur”Duhet të shfrytëzojmë këtë situatë në dobi tonë. Ne këtë mundemi”.

Në programin televiziv të drejtëpërdrejtë duke u përgjigjur në pyetjen e qytetarit lidhur me marrëdhëniet me kryetarin ukrainas Petar Poroshenkon, Putini ka thënë se ushtarët rus nuk luftojnë në Ukrainë.”Nuk ka ushtri ruse në  Ukrainë. Po ku mund të merrni dëshmi më të mirë se deklarat e një gjenerali udhëheqës ukrainas, i cili komandon me ushtrinë e cila lufton në Donbas, e i cili qartë në televizionin ukrainas ka thënë se Ukraina nuk po lufton kundër ushtrisë ruse. Nga udhëheqja e Ukrainës presim tretmanin e barabartë,si dhe respektimin e marrëveshjes paqësore të Minskut”, ka thënë Putini.Poashtu ka thënë se nuk është e vërtetë se Poroshenko gjatë bisedimeve në Minskë i ka ofruar që ta merr Donbasin, duke shtuar se Rusia nuk ka ambicie imperialiste. Njëra nga temat ishte edhe ripërtëritja e kontratës për dërgimin e sistemit raketor Iranit.

“Partnerët iranian janë duke treguar flesibilitet të madh dhe dëshirën e qartë që të arrihet kompromisi lidhur me programin e tyre nuklear. Në të vërtetë, të gjithë pjesëmarrësit e këtij procesi kanë thënë se marrëveshja është arritur dhe se vetëm pritet përfundimi i detajeve teknike, që do të duhej të përfundoj gjer në fund të qershorit. Dërgesa e sistemit mbrojtës raketor S-300 nuk paraqet kurrfarë kërcënimi absolut për Izraelin. Ajo është armë mbrojtëse”, ka thënë Putini.

 

Kryetari rus është i bindur se ekonomia ruse së shpejti do të mund të rimëkëmbet.” Me forcimin e rublës dhe rritjen e saj në tregje, mendoj se mund të ndodh edhe më shpejtë.Por, gjer te rritja e ekonomisë mund të vie pas dy vitesh.

Do të ishim të ballafaquar me disa gjëra edhe pa sankcione. Është e vërtet, kemi probleme, por inflacioni ynë është më i vogël se në eurozonë. Reformat ekonomike dhe masat e reja do të sjellin gjer të përparimi i caktuar në ekonomi, posaqërisht në bujqësi”

Duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me vrasjen e Boric Njemcovit, politikanit opozitar rus, Putini ka thënë se ishte i përafërt me të në të kaluarën,dhe se është i pikëlluar me vrasjen e tij.”Atentati është kryer në mënyrë profesionale. Prapa saj qëndron dikush që akoma nuk është zbuluar, por do ta zbulojmë”, ka thënë kryetari rus. Putini për të 13-herë ka marr pjes në emisionin”Linja direkte” në të cilin “live” është përgjigjur në pyetje të shumta të qytetarëve rus për temat të ndryshme,ndërsa programin së bashku e kanë organizuar dy kanale shtetërore televizive, Kanali 1 dhe VGTRK.

Para fillimit të emisionit qytetarët nëpërmes telefonave, SMS-ve, e-meileve dhe video dërgesave kanë dërguar Putinit afër2,5 milion pyetje, që është shumë më tepër se nga viti i kaluar, ka kumtuar kanali Rossia 24.