Palestine

Përurohet Qendra Kur'anore në Gaza

Një  Qendër Kur'anore e quajtur Tibyan filloi veprimtarinë në qytetin e Khan Yunis në Rripin e Gazës.

Sipas Qendrës Informative Palestineze, Departamenti për Çështje Fetare e ka themeluar qendrën.

Qendra Kur’anore u hap të martën, më 17 mars 2015, në një ceremoni ku ishin të pranishëm zyrtarët palestinezë.

Qendra e Shkencave Kur'anore Tibyan, e cila është e vendosur në Xhaminë El-Katiba, në qytetin Khan Yunis, dhe ka për qëllim promovimin e kulturës Kur'anore. 

Duke iu drejtuar në ceremoninë e hapjes, ligjvënësi palestinez Abdul Rahman Xhamal theksoi se qendra mund të luajë një rol të madh në zhvillimin e shkencave Kur'anore në shoqëri.

Ai shtoi se të mësuarit e leximit të Kur'anit, leximi i tij dhe praktikimi i porosive të tij janë të nevojshme për të gjithë muslimanët.

Më shumë se 100 persona të moshave të ndryshme kanë nënshkruar tashmë për të përfituar nga shërbimet e Qendrës Kur’anore.