Konferenca: Mrekullia shkencore e Kur'anit dhe Sunnetit në Egjipt
Edicioni i 21 i konferencës me titull ”Mrekullia Shkencore e Kur’anit dhe Sunnetit” filloi të dielen, më 19 Prill 2015, në Qena Governorate të Egjiptit.
Sipas faqes AL-Youm Al-Sabi’ website, Universiteti Janoub Al-Wadi është mikpritës i konferencës dy-ditore.
Konferenca është organizuar nën mbikëqyrjen e Abdul Halik, Ministër i Arsimit të Lartë të Egjiptit dhe të pranishëm do të jenë Abbas Mansour, Rektor i universitetit, Sulltan Ebu Orabi, Sekretar i Përgjithshëm i Unionit të Universiteteve Arabe dhe Abdullah bin Abdul Aziz Al-Muslih, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Botërore të Hivzit (mësimit përmendësh të Kur’anit).
Abbas Mansour tha se një numër i ligjëruesve të shquar, studiues dhe intelektualë do të marrë pjesë në konferencë.
Pjesëmarrësit do të diskutojnë imazhin e vërtetë të Islamit dhe të hulumtojnë kuptimet e thella të ajeteve të Kur’anit të Shenjtë dhe Haditheve të Muhammedit (a.s.) rreth aspekteve të ndryshme shkencore të krijimit.
Hafni Isma'il Muhammed, përfaqësue i Universitetit për çështjet arsimore dhe mbikëqyrës i përgjithshëm i konferencës, tha se ky edicion i konferencës është pranuar shumë mirë nga studentët nga universitete të ndryshme të Egjiptit.
Garat me pyetje e përgjigje në lidhje me Kulturën Islame, si dhe mësimin përmendësh të Kur'anit të Shenjtë dhe të Haditheve të Pejgamberit (a.s.) janë planifikuar në margjinat e konferencës.
Mahmoud 'Aref, sekretar i konferencës tha se programi dy-ditor do të mbahet pas namazit të akshamit dhe garat do të organizohen për studentët në mëngjes.
Burimi: IQNA News