İran

Ajetollah Makarem Shirazi sulmoi Imamin e Madh të Mekes për vërejtjet anti- shiite, anti-Iranit

Ajetollah Makarem Shirazi-sulmoi Imamin e Madh të Mekës i cili bëri thirrje për luftë kundër Iranit dhe të gjithë myslimanëve shiitë, për   rolin e dyshuar të Iranit në mbështetje të lëvizjes Ansarullah (Houthi) të  Jemenit.

Në  Xhaminë e Madhe të Kumit, Mesxhid el-A'dham, Ajetullah   Naser Makarem Shirazi- ju referua fyerjeve të kohëve të fundit nga ana e Imamit  të Madh të Mekës, Mesxhid el-Haram, Abdul-Rahman el-Sudays, i cili bëri thirrje për luftë kundër shiitëve dhe iranianëve, duke i quajtur ata të gjithë  qafira të pafe. 

Ai theksoi se shpallja e Saudëve tekfirist ( që i konsideron të tjerët të pafe, qafira, ) vjen më pak se tri javë pasi ata mbajtën një konferencë në lidhje me kërcënimin e Tekfirizmit. Ai theksoi se thirrja e dijetarëve tekfiristë 'për luftë kundër shiitëve është lëshuar në vendin më të shenjtë për të gjithë muslimanët, duke shtuar se ky veprim  irreverent është dëshmi e korrupsionit të ideologjisë së tyre për të gjithë botën.

Lufta jonë me Iranin – tha me zë të lartë - është një luftë në mes Sunnive dhe Shiitëve, tha predikuesi Saudit Vahabi në një clip audio shtatë-minutëshe të postuar online, mosmarrëveshja jonë me rafidat) (refuzuesit) nuk do të hiqet , as bombat tona vetëvrasëse për të luftuar ata ... për sa kohë që ata janë mbi faqen të tokës....  

Ajetollah Makarem shpjegoi se këta Tekfiristë dhe Vahabitë kanë shkatërruar disa shtete islamike. Irani, populli jemenas dhe të gjithë shi’itët kanë thënë se çështja e Jemenit mund të zgjidhen me mjete politike dhe sipas vullnetit të popullit, por sauditët janë ende duke bombarduar Jemenin! 

Ajetollah Makarem Shirazi-shtoi se pas shfaqjes së fenomenit Tekfiristë, e përbërë nga grupe të tilla si ISIL, Frontit al-Nusrah dhe al-Kaida, dhe krimet që kanë bërë, është bërë gjithnjë e më e qartë se shkolla e mendimit të  Tekfirizmit është në kundërshtim me arsyen, Kur'anin e Shenjtë, me Islamin e vërtetë.

Shkëlqesia e tij  kritikoi, gjithashtu, shkatërrimin e Sirisë nga Tekfiristët, duke deklaruar se ata janë duke bombarduar vendin dhe kryerjen e mizorive kundër popullit atje [në një përpjekje për të përmbysur qeverinë e Bashir al-Asadit] në kundërshtim me dëshirën e popullit të Sirisë. Pastaj ata thonë se Irani është fajtor për situatën në Siri. 

Ai pyeti A nuk kanë irakianët, jemenasit dhe sirianët të drejtë për të mbrojtur vendet e tyre? Jemenasit kanë deklaruar se ata janë të gatshëm të ulen për bisedime për të formuar një qeveri gjithë përfshirëse, por Myftiu i Madh i Arabisë Saudite thotë se bombardimet dhe sulmet ndaj Jemenit janë më  mençuri e se dialogu. A është shkatërrimi në një vend tjetër, në përputhje mençurinë, urtësinë ?!  

Ajetollah Makarem Shirazi-vuri në dukje se këta Vahabitë po jetojnë  në botën e iluzionit dhe investimi i tyre është në gënjeshtra dhe shpifje. Ata pretendojnë se Irani dëshiron të pushtoi Mekën dhe Medinën. Skandali i pashembullt që ndodhi në aeroportin Xhiddes, kur u abuzuan, u përdhunuan, dy të rinj, adoleshentë, iranianë, që kishin shkuar për Umre, është dëshmi e mjaftueshme për të gjithë.