sukses në çlirimin e disa zonave në Irak nga terroristët tekfiristë.
Ligjvënësi izraelit, Ahmed Tibi e ka quajtur të hënën marrjen e kontrollit nga Shteti Islamik të kampit të refugjatëve palestinez Yarmouk krim kundër njerëzimit.
Ahmed Tibi, një anëtar i partisë Lista e Bashkuar Arabe, tha se komuniteti ndërkombëtar, dhe veçanërisht, vendet arabe, mbajnë përgjegjësinë për lejimin e dhunës në Yarmouk.
Ndjej zemërim dhe trishtim të madh në lidhje me atë që po ndodh në atë që ka mbetur në kampin palestinez, tha ai. Ky është një standard moral i dyfishtë. Nëse njerëzit tjerë ishin viktimat, jo palestinezët, do të ishte ndryshe.
Më shumë se 1.000 palestinezë janë vrarë që prej ditës që Shteti Islamik, i njohur gjithashtu si ISIS ose ISIL, mori mbi 90 për qind të kampit në javën e fundit.
Para pushtimit, kampi ishte nën rrethim nga qeveria siriane.
Qindra palestinezë kanë ikur nga kampi dhe dhjetëra mijëra gjatë katër viteve të luftës civile në Siri.
Ahmed Tibi tha se Yarmouk është një tjetër rast ku refugjatët të cilët pësuan në Nakba në vitin 1948 tani po vuajnë përsëri. Nakba, që do të thotë katastrofë në gjuhën arabe, i referohet përshkrimit palestineze të humbjeve të tyre kolektive, dhe veçanërisht zhvendosjes, gjatë Luftës së Izraelit për pavarësi.
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas në Ramallah të dielën u bëri thirrje palëve që të mos zvarriten refugjatët palestinezë në kampin e refugjatëve në Yarmouk në konfliktet në Siri.
Ne kërkojmë nga ata që dëshirojnë të na nxisin në konflikte, të qëndrojnë larg nga ne sepse ne kemi vuajtur nga luftërat kudo, tha Mahmud Abbas gjatë përurimit të një kopshti publik. Ka më shumë se katër vjet që ne nuk kemi ndërhyrë në punët e brendshme të ndonjë vendi arab dhe prandaj ne e refuzojmë çdo ndërhyrje në punët tona. Ne nuk kemi lidhje me atë që po ndodh në Siri.
Burimi: Haaretz, Jack Khoury