Biblioteka në Berlin thotë se posedon faqet më të vjetra të Kur’anit
Një laborator zviceran thuhet se ka konfirmuar përmes radiokarbonit që faqet në pergamen nga një kopje e Kur'anit jo më shumë se 20 vjet pas vdekjes së Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.)
Kur'ani fragmentar besohet të jetë një nga më të vjetrit të mbetur në botë.
Fletët e Kur’anit i përkisnin një studiuesi gjerman i cili ka jetuar në Kajro në fillim të shekullit të 20-të.
Biblioteka kryesore akademike në Berlin i ka blerë fletët e Kur’anit pas vdekjes së tij, raportoi Sputnik News.
Një laborator zviceran ka konfirmuar se radiokarboni tregon se datat e fletëve në pergamen janë në mes të viteve 606 dhe 652 të Epokës së Re, ose jo më shumë se 20 vjet pasi ndrroi jetë Muhammedi (a.s.) në vitin në 632.