Përparimet e Ansarullahut në veri, lindje dhe në jug të Jemenit
Forcat e lëvizjes Ansarullah së bashku me forcat ushtarake të Jemenit, pavarësisht, sulmeve të ashpra ajrore të Arabisë Saudite, kanë shënuar përparime të rëndësishme në veri, lindje dhe në jug të Jemenit dhe në këtë mënyrë kanë dërguar një mesazh të rëndësishëm për krerët e Ligës Arabe në Sharm Shejkh.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Reuters në lidhje me situatën ka njoftuar se forcat e grupit Huthi, pavarësisht sulmeve ajrore të Arabisë Saudite, kanë shënuar përparime dhe fitore të mëdha në rajonet e ndryshme në jug dhe në lindje të Jemenit gjatë operacioneve të ditës së premte. Forcat e Ansarullahut kanë marrë kontrollin në portin Shakra rreth 100 km. në lindje të Adenit, që konsiderohet si pikë e rëndësishme, strategjike, detare për këtë vend.
Agjencia e Lajmeve Reuters ka theksuar se këto përparime të forcave të Ansarullahut aktualisht kërcënojnë edhe bazën e fundit të forcave të Mansur Hadit në Aden dhe në këtë mënyrë mund të asgjësojnë edhe efektin e sulmeve ajrore të Arabisë Saudite kundër Jemenit.
Burimi: IRIB