İslamofobe

Unaza e Paqes në Oslo në përkrahje të muslimanëve

Si një gjest simbolik i tolerancës, qindra norvegjezë formuan të shtunën, më 28 shkurt 2015, një zinxhir njerëzor rreth xhamisë në Oslo, duke treguar respekt dhe solidaritet me komunitetin musliman, mes sulmeve të vazhdueshme Islamofobe në të gjithë Evropën. 

Ne duam të qëndrojmë krah për krah me qytetarët tanë muslimanë  për të treguar neveri ndaj rritjes së urrejtjes ndaj muslimanëve dhe ksenofobisë në shoqëri, raportoi Huffington Post.

Në këtë kohë të frikës dhe polarizimit ne mendojmë se është më e rëndësishme se kurrë që të qëndrojmë së bashku dhe të tregojmë solidaritetin. 

Ne besojmë dhe do të nxjerrim në pah vullnetin njerëzor për të jetuar së bashku në paqe dhe me respekt për njëri-tjetrin pavarësisht se çfarë feje ka dhe çfarë përkatësisë etnike.

Me pjesëmarrjen e qindra e norvegjezëve, Unaza e Paqes ditën  shtunë- kishte për qëllim për të treguar humanizmin se çfarë me të vërtetë do të thotë të duash të afërmin tënd, sipas organizatorëve.

 Duke u kërkuar besimin e norvegjeze të marrin pjesë në Unazën e Paqës, organizatorët e ngjarjes i përshkruan muslimanët si një pakicë e rrezikuar në shoqërinë norvegjeze.

“Ne jemi të kënaqur që muslimanët janë një pjesë e shoqërisë dhe ne mendojmë se ata janë një pakicë e ekspozuar në shoqërinë norvegjeze.

Kjo erdhi në përgjigje të një mburoje muslimane humane më të  hershme që u formua rreth sinagogës në Oslo fundjavën e kaluar.

Mburoja u ndoq nga më shumë se 1.000 muslimanë norvegjezë të cilët u mblodhën në sinagogën e Oslos, duke formuar një mburojë njerëzore si një mbrojtje simbolike për komunitetin hebre në Skandinavi. 

Mburoja u formua si pjesë e një ngjarje të organizuar nga Komuniteti Musliman në Norvegji për të ofruar mbështetje për hebrenjtë pas sulmeve ekstremiste në Kopenhageni dhe Paris.

Norvegjia është shteti ku jeton një pakicë e vogël hebreje, një nga më të voglat në Europë, e cila numëron rreth 1.000 banorë.

Popullsia muslimane, e cila është në rritje në mënyrë të qëndrueshme, është prej150.000 deri në 200.000  banorë nga 5.200.000 sa ka banorë Norvegjia. 

Burimi: IQNA News