Agresioni në Jemen
Arabia Saudite në krye të koalicionit të madh të shteteve arabe të Lindjes së Afërt ka nisur sulmin në fqinjin e vet jugor, shtetin e Jemenit. Caku i sulmit janë kryengritësit shiit të cilët mbanë kontrollin në kryeqytetin Sana, si dhe në disa qytetet kyçe në këtë vend. Sipas informatave të fundit Arabia Saudite për momentin nuk ka në plan të rinis edhe invazionin tokësor, theksojnë burimet ushtarake. Më parë kanë mobilizuar rreth 150.000 ushtar. Por Riadi dhe aleatët e tij janë të gatshëm edhe për opsionin tokësor ” në rast se do të ketë nevojë”. Të sqarojmë se një varg shtetesh duke u nisur nga Pakistani e gjer në Marok, janë duke përkrahur sulmin saudit mbi Jemenin, e një numër jo i vogël i aleatëve saudit duan të dërgojnë edhe ushtritë e veta në Jemen.
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës porosisin se “ e kuptojnë arsyet për të cilat Arabia Saudite ka nisur aksionin ushtarak” por propozojnë “zgjidhjen me marrëveshje” për gjendjen në Jemen. Në të njëjtën kohë vijnë informata se edhe Egjipti aktivisht është përfshirë në luftën në Jemen, me 16 aeroplanë ushtarake dhe fregatë anijesh. Emiratet e Bashkuara Arabe me 30 aeroplan ushtarak, Bahrejni me 15, Kuvajti me 15, Katari me 10 ndërsa Jordania me 6 aeroplan luftarak. Mediat shtetërore saudite kanë konfirmuar se kryetari jemenas është larguar nga vendi dhe tani gjendet në kryeqytetin e Arabisë Saudite në Riad. Ka ikur nga Jemeni nëpërmes detit, pasi që Omani nuk i ka lejuar hyrjen në shtetin e tij. Kryetari jemenas Hadi është marionetë e Riadit dhe Perëndimit , dhe se këtë javë do të duhej të paraqitet në samitin e Ligës Arabe në Egjipt. Edhe gjatë ditës së sotshme aeroplanët ushtarak saudit kanë bombarduar pozicionet e kryengritësve Hutsi në krahinën Saad, krahinë e cila llogaritet si shtëpiA kryesore e shiitëve jemenas.
Nga Bashkimi Evropian kanë porositur se ”aksioni ushtarak nuk është zgjidhje për krizën në Jemen”. Nga Kombet e Bashkuara pothuajse asgjë, vetëm theksojnë se “janë duke shqyrtuar detajet”. Dënimi i vetëm i agresionit ushtarak në Jemen ka ardhur nga Drejtimi i Iranit, Sirisë, Irakut, Rusisë dhe Hezbollahut libanez.
Burimi: advance.hr