Izrael

Arabët që janë kundër Izraelit duhet prerë kokat

Shefi i diplomacisë izraelite Avigdor Lieberman ka porositur se arabët të cilët janë kundër Izraelit ”duhet me sëpatë prerë kokat” se në të “kundërtën Izrael nuk do të ketë”. Qeveria palestineze ka dënuar deklaratën e Liebermanit, i cili ka treguar veten” se nuk dallohet nga pjesëtarët e grupit Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë(ISIS)”.”Apelojmë në qeverinë e Izraelit dhe tek të gjithë popujt në botë të burgosin anëtarin e ISIS-it, Liebermanin, dhe ta bojkotojnë atë, pasi që ai paraqet kërcënim për njerëzimin” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Palestinës. Përveç dënimit të deklaratës së Liebermanit, nga Ministria kanë apeluar në bashkësinë ndërkombëtare të dënojnë deklaratën e ministrit izraelit të punëve të jashtme dhe të ndihmojnë popullin palestinez.

Lideri i partisë” Shtëpia ime Izrael” Liebermani në fushatën parazgjedhore mbrëmë në qytetin Herzliva ka mbajtur fjalim rreth situatës në Lindjen e Afërt, i cili  ka shkaktuar reaksionet të fuqishme në  rajon. “Arabët izraelit të cilët janë me neve do të kenë të gjitha, e ata të cilët janë kundër nesh duhet me sëpata  t’ju prejmë kokat”. “Në të kundërtën nuk do të mbetet asgjë nga ajo që quhet Izrael”, ka thënë Liebermani. Liebermani ka porosit se është i gatshëm që kryetarit palestinez Mahmud Abasit të dorëzoj të gjithë ata të cilët në Izrael mbajnë flamujt palestinez dhe se këtë do ta bëjë me gjithë dëshirë. Shefi i diplomacisë izraelite më tej thekson se është e pamundshme të vendoset paqja në mes Izraelit dhe Palestinës, porse paqja do të duhet të ndërtohet në tërë rajonin, duke përfshirë edhe botën arabe.

Zgjedhjet e përgjithshme në Izrael do të mbahen me 17 mars në të cilën do të garojnë 11 parti politike. Hulumtimet parazgjedhore të opinionit publik në vend paralajmërojnë se numrin më të madh të votave do të duhej të fitojë blloku cionist i liderit të Partisë Punëtore Isaak Herzogut dhe partia Likud e kryeministrit aktual izraelit Benjamin Netanjahu. Sipas ligjit zgjedhore, Izraeli është një zonë e vetme zgjedhore dhe votuesit zgjedhin deputetët në parlament me lista të mbyllura, duke votuar për listat partiake për Parlamentin nacional Knesset i cili numëron gjithsejtë 120 vende deputetësh, dhe për formimin e qeverisë është e nevojshme së paku të fitohet mbi 50% të votave.

Burimi: Al Jazeera