Shqipëri

Unifikimi fetar në shqipëri dhe islamizmi si islamizim historik

Shkaqet e përhapjes relativisht të shpejtë të islamit në pjesën Ballkanike, por edhe në Shqipëri,  nuk ishin religjioze por të llojit juridik dhe ekonomik. Sipas rregullave të së drejtës fetare  i takonte çdo musliman të shtresës së lartë sunduese politike të Perandorisë Osmane, përderisa të gjithë jomuslimanët ishin të përjashtuar plotësisht nga të drejtat politike. Kalimi në islam kuptohej njëkohësisht edhe si ngritje në shtresën e lartë politike, që gëzonin privilegje të ndryshme. Shtresa e ulët jomuslimane, ishte gati pa të drejta dhe ishin të detyruar të paguanin tatim  të lartë për frymë të popullsisë. Këto përfitime ekonomike dhe privilegjore të shtresës së lartë muslimane ishin natyrisht një shtytje e fuqishme të „turqizohen“ me pranimin e islamit. Në fakt kalimi në islam pasonte thuajse menjëherë pas pushtimeve turke. Gjatë islamizimit në tokën shqiptare ka ardhur te paraqitja e çuditshme e një sinkretizmi religjioz. Kalimi, që gati përherë bëhej vetëm nga arsyet ekonomike, nuk ka ndryshuar fillimisht aspak në pikëpamjet, mënyrat e jetës dhe në zakonet e të „turqizuarëve“. Shumëherë kalimin në islam e proklamonte, e bënte vetëm kryefamiljari me çka arrihej liria nga tatimet shtypëse për frymë të popullsisë. Anëtarët tjerë të familjes mbetnin në besimin e krishterë. Popullatën fshatare të Shqipërisë në atë kohë islamizmi ende nuk e kishte përfshirë. Në vitin 1577 Shqipëria Veriore dhe Qëndrore ishte krejtë katolike. Hierarkia katolike e vendit duket se ka qëndruar edhe mëtutje në shtrirjen e vjetër. Argjipeshkvijtë dhe priftërinjtë vërtet kanë vuajtur nën jotolerancën turke.

 

 

Gjatë islamizimit në tokën shqiptare ka ardhur te paraqitja e çuditshme e një sinkretizmi religjioz. Kalimi, që gati përherë bëhej vetëm nga arsyet ekonomike, nuk ka ndryshuar fillimisht aspak në pikëpamjet, mënyrat e jetës dhe në zakonet e të “turqizuarëve”, sic edhe quhen ndryshe. Shumëherë kalimin në islam e proklamonte, e bënte vetëm kryefamiljari me çka arrihej liria nga tatimet shtypëse për frymë të popullsisë. Anëtarët tjerë të familjes mbetnin në besimin e krishterë. Për këto shkaqe në ndonjë vend kalonte në islam vetëm një fshat i një fisi përderisa fshatrat tjerë mbeteshin katolikë.

Të „turqizuarit“ pranonin sipërfaqësisht islamin dhe shkonin të premteve në xhami për aq sa vëmendja nga rrethi musliman ishte e pashmangshme. Fshehtas i qëndronin besnikë fesë së tyre të krishterë, ata i përcillnin edhe mëtutje zakonet e krishtera të agjërimit, sakramentet, nderimin e shenjtërve dhe kultet relikte. Kështu deri në fillim të shek. XIX ka pasur një numër të madh të fshatrave dhe krahinave që kanë qenë “kriptokatolikë”. Pikëpamjet e krishtera dhe zakonet zvetënoheshin në bestytni. Nga pikëpamjet bestytnike qëndronin këta të “turqizuarit” edhe mëtutje pranë zakoneve të hershme të krishtera, ata lavdëronin shenjtërit e tyre, shtegtonin në shenjtërore bile edhe i pagëzonin fëmijët e tyre, ata me pagëzim shihnin një mjet mbrojtës magjik.17  Mirëpo kohë pas kohe me kalimin e gjeneratave humb plotësisht vetëdija e besimit të krishterë e të “turqizuarve” sipërfaqësorë.

Le të themi se islamizmi i popullsisë shqiptare, që nga Periudha Osmane e deri më sot, ka sjellë si pasojë një unifikim të shoqërisë dhe bashkim të relatave fetare jo vetëm në ballkan por madje kudo në Botë. Ky unifikim, i parë që nga vizia e Papa Francesku-t në Turqi, është shembulli konkret i turqizimit të asaj pjese të popullsisë e cila dikur luftoi rëndshëm të “turqizuarit” paraardhës. Pavarësisht dilemës nëse ky unitet fear do të quhet një “turqizim” apo një “Vatikanizëm”, harmonia e bestytnive në vendin tonë, mund të shërbejë si një provë hyjnore e islamizmit të popullsisë shqiptare në një katolicizëm moderrn islam duke unifikuar dyjëzimin e Zotit\All-Llah në një krijues të vetëm të gjithësisë Biblo\Kuranore.