OKB-ja bën thirrje për t'i dhënë fund rrethimit të Gazës
Kombet e Bashkuara shprehën shqetësim në lidhje me situatën ekonomike në Rripin e Gazës të rrethuar, duke thënë se heqja e rrethimit izraelit në enklavën bregdetare është parakusht për të ringjallur ekonominë e saj.
Ne, në OKB, kemi qenë gjithmonë në ballë të thirrjeve për dhënien fund të bllokadës, si parakusht për një gjendje të qëndrueshme, për një ekonomi që funksionon në Gaza. Ju, gjithashtu, nuk mund të keni një ekonomi të qëndrueshme, funksionale pa një armëpushim më të qëndrueshëm dhe një qeveri të njohur, legjitime dhe gjithëpërfshirëse për rindërtimin e Gazës, Koordinatori i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Procesin e Lindjes së Mesme, Robert Serri, tha të hënën, raportoi Press TV.
Rripi i Gazës ka qenë nën një rrethim paralizues izraelit që nga viti 2007. Bllokada, e cila është e ka izoluar nga ana territoriale nga bota e jashtme, ky rrethim, izolim, e ka çuar në një krizë ekonomike dhe humanitare enklavën me popullsi të dendur.
Zyrtari i OKB-së më tej vuri në dukje se zona e bllokuar pësoi një shkatërrim të madh gjatë kasaphanës më të fundit izraelite, duke thënë se procesi i rehabilitimit të zonës do të marrë vite.
Ai tha: Gaza është një problem politik i cili duhet të trajtohet si pjesë e dhënies fund të pushtimit, duke shtuar, Unë jam i bindur se nuk mund të ketë paqe pa adresuar së pari nevojat e Gazës.
Ai, gjithashtu, iu referua vonesave në dhënien e ndihmës nga komuniteti ndërkombëtar i cila ka premtuar për të rindërtuar Rripit e Gazës, duke thënë: Kjo është, sinqerisht, e papranueshme.
Izraeli jo vetëm që sfidon thirrjet ndërkombëtare për të hequr rrethimin, por edhe nuk lejon hyrjen e materialet ndërtimore në Gaza.
Unë e kuptoj plotësisht zhgënjimin e njerëzve në Gaza, tha koordinatori i posaçëm.
Shumë nga ata që tani kanë qasje në materialet e ndërtimit nuk kanë para për t’i blerë ato, ose për të kryer punimet, shtoi ai.
Izraeli sulmoi territorin palestinez në fillim të korrikut 2014 dhe më vonë zgjeroi fushatën e tij ushtarake me një pushtim tokësor të Gazës. Lufta përfundoi në fund të muajit gusht të atij viti. Rreth 2.200 palestinezë kanë humbur jetën dhe rreth 11.000 të tjerë u plagosën nga sulmet izraelit. Zyrtarët e shëndetësisë në Gaza thonë se në viktimat përfshihen edhe 578 fëmijë dhe 260 femra.