Fe

Një femër daneze e përqafoi Islamin në xhaminë e Imam Rizait

Xhamia e Imam Rizait, Mash-had, Iran
Xhamia e Imam Rizait, Mash-had, Iran

Një femër daneze, e quajtur Semona,  e përqafoi Islamin në Xhaminë e Imam Rizait.  

   

Duhet të mbahet në mend se kjo femër e përqafoi Islamin pas studimit dhe hulumtimit. Ajo tha se mjedisi i Xhamisë së Imam Rizait  është shumë shpirtëror dhe aty ajo u ndje plotësisht e lumtuar dhe pastaj e përqafoi Islamin. Besimtarja e re në Islam Semona është 24 vjeçare.

  

Ajo tha se ishte në kontakt me shumë miq muslimanë dhe ishte shumë e interesuar për të pasur njohuri rreth Islamit. Ndërsa lexonte për fenë Islame, ajo e kuptoi se Islami është një fe e plotësuar, komplete.

   

Ajo më tej tha se nëna e saj është mësuese në një shkollë të muslimanëve. Nëna e saj ka marrë dhuratë nga shkolla një kopje të përkthyer të Kur'anit të Shenjtë në gjuhën daneze. Semona filloi të lexoi  dhe të mendoi rreth Kur’anit të Shenjtë që e ndryshoi mendimin e saj. 

 

Ajo tha se ajo dëshironte të dinte për qëllimin e vërtetë të jetës së saj gjë që ajo e realizoi pas leximit të Kur'anit të Shenjtë.

    

Semona tha se ajo diskuton shpesh me miqtë e saj muslimanë për çfarëdo që ajo lexon në Kur'anin e Shenjtë. Ajo tha se duke lexuar Kur'anin e Shenjtë u zgjua, ndryshoi tërësisht, brenda saj.

   

Semona ka arritur në qytetin Mash-had me një mik të saj iranian dhe e përqafoi Islamin. 

    

Ajo tha se ajo ka studiuar shumë për Islamin dhe ajo është falënderuese ndaj Allahut të plotfuqishëm që Allahu e ka udhëzuar në  rrugën e drejtë.

   

Semona e ka ndryshuar emrin e saj  dhe tani quhet Fatime. Ajo tha se mësimet e Islamit janë në përputhje me natyrën e qenieve njerëzore.

   

Ajo tha se duke përqafuar Islamin më duket se ka rilindur dhe se ajo ndjehet e lumtur dhe e kënaqur pas përqafimit të Islamit. Semona më tej tha se këndimi i Kur'anit të Shenjtë është një shkak i kënaqësisë shpirtërore.

   

Semona ka marrë dhuratë kopje të Kur'anit të Shenjtë dhe foto të  Xhamisë së Imam Rizait. 

Burimi: Shabestan