Palestine

Agjencitë Perëndimore të spiunazhit i kanë krijuar grupet tekfiriste

Një mendimtar musliman sunni palestinez tha se grupet  tekfiriste  janë krijuar nga agjencitë perëndimore të spiunazhit.

  

Këto grupe ekstremiste pretendojnë të jenë  përkrahës të Islamit dhe mbrojtjës të të drejtave të muslimanëve sunnitë, por, në të kundërtën, ata kanë vrarë më shumë se muslimanë sunitë se shi’itë dhe kanë shtrembëruar imazhin e Islamit, tha Shejh Muhammed Kadurrah në një intervistë me  Agjencinë e Lajmeve IQNA.

   

Shejh Muhammedit i vjen keq që tekfiristët dhe ideologjitë ekstremiste janë në rritje në rajon dhe që janë mercenarë të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit.

   

Anëtar i Këshillit Islamik të Palestinës në Liban më tej theksoi nevojën për unitet në Umetin Musliman.

   

Ai i kërkoi gjithashtu dijetarëve muslimanë të ngriten kundër krimeve tekfiriste dhe vrasjen e muslimanëve të pafajshëm.

Shejh Muhammed Kadurrah, tha, gjithashtu, se çështja e Palestinës dhe  mbrojtja e palestinezëve kundër agresioneve sioniste duhet të jetë shqetësimi kryesor i Umetit Musliman. 

   

Pasuesit e të gjitha shkollave Islamike të mendimit duhet të dalin kundër armikut të përbashkët të muslimanëve, domethënë regjimin sionist, deklaroi ai. 

   

Ai falënderoi Republikës Islame të Iranit për ndihmën e popullit  të shtypurit palestinez dhe i përshkroi përpjekjet e Iranit për të mbrojtur Kiblen e parë të muslimanëve ( Xhaminë e Shenjtë al-Aksa Xhamia),  si një vepër të lavdërueshme.

    

Shejh Muhammed Kadurrah theksoi se Republika Islamike është mbështetësi kryesor i Palestinës në rezistencë kundër regjimit pushtues.

  

Ai në përfundim tha, duke shprehur shpresën se populli palestinez,  do të arrijë për të çliruar tokat e okupuara palestineze.