Izrael

SHBA-ja ka akuzuar Izraelin për gënjeshtër lidhur me programin nuklear iranian

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar të mërkurën Izraelin se ka publikuar informata jo të sakta për bisedimet nukleare me Iranin, me të cilën janë përforcuar tensionet lidhur me këtë çështje para vizitës kontestuese të marsit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu Washingtonit. Zëdhënësi i presidentit amerikan Barack Obama ka akuzuar Izraelin se në mënyrë të shtrembëruar paraqet qëndrimin e SHBA-ve lidhur me bisedimet nukleare të Iranit. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest ka kritikuar” vazhdimin e praktikës të publikimit të pjesëve të caktuara të zgjedhura të informatave dhe shfrytëzimit të tyre jashtë kontekstit që të paraqitet në mënyrë të shtrembëruar qëndrimi i SHBA-ve lidhur me bisedimet për programin nuklear të Iranit. “Nuk ka dyshim se kanë qenë të gabuar disa gjëra të cilët Izraelitët kanë treguar lidhur me qëndrimin tonë për bisedime”, ka thënë Earnest në konferencën për gazetarë.”Aspak nuk ka dyshime”.

 

Shtëpia e Bardhë dhe State Departmenti publikisht kanë kritikuar aleatin e tij shumëvjeçar në momentin kur bisedimet në mes SHBA-ve, Rusisë, Kinës, Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Iranit kanë mbërritur në fazën kyçe, ndërsa korniza bazike e marrëveshjes duhet të jetë e gatshme gjer në fund të marsit.

 

Kjo kritikë njashtu ka ardhur pas përçarjes i cili është krijuar kur republikanët pa paralajmëruar Shtëpinë e Bardhë dhe liderin e demokratëve kanë thirr Netanjahun  që të paraqitet me një fjalim gjatë takimit të përbashkët të Kongresit amerikan me tre mars 2015. Obama i cili ka marrëdhënie të ftohte me Netanjahun, ka refuzuar të takohet me kryeministrin izraelit, duke thënë se protokolli amerikan nuk i lejon të takohet me liderët botëror para zgjedhjeve të tyre parlamentare, të cilët do të mbahen në Izrael me 17 mars 2015. Zëdhënësja e State Departmentit Jen Psaki në paraqitjen para gazetarëve të mërkurën ka akuzuar Izraelin për

“publikimin selektiv të informatave”, por ka refuzuat të tregojë se cilat informatat kanë qenë  “ të zgjedhura posaçërisht”.

 

“Mendoj me siguri mund të thuhet se çdo gjë që dëgjoni nga qeveria izraelite nuk është shfaqje e vërtetë e detajeve të bisedimeve”, ka cek Psaki. Earnest nuk ka dash të qartësojë detajet e konsultimeve amerikano-izraelite lidhur me bisedimet nukleare iraniane. “Por, mendoj se është e drejtë të thuhet se SHBA-të janë të vetëdijshme për nevojat që nuk duhet diskutuar në publik dhe se është e nevojshme se informatat për të cilin janë biseduar në tryezën e bisedimeve nuk duhet nxjerr nga konteksti dhe të kumtohen publikisht në mënyrë e cila i shtrembëron pamjen në qëndrimin e SHBA-ve dhe aleatëve lidhur me bisedimet për programin nuklear iranian” 

Burimi: Al Jazeera