Anglia

Protesta kundër BBC për mungesën e mbulimit kundër krimit, urrejtjes, ndaj muslimanëve

Mungesa e mbulimit të vrasjeve të tre muslimanëve të rinj në Karolinën e Veriut u kritikua nga demonstruesit
Mungesa e mbulimit të vrasjeve të tre muslimanëve të rinj në Karolinën e Veriut u kritikua nga demonstruesit

Shumë demonstrues kanë protestuar para selisë së transmetuesit të shtetit britanik në Londër, BBC-së, mbi mungesën e mbulimit të ngjarjes tragjike, për vrasjen e tre muslimanëve të rinj në shtetin amerikan të Karolinës së Veriut.

   

Protesta u zhvillua të enjten pasi tre myslimanë u qëlluan për vdekje në një kompleks banimi në Chapel Hill të martën në mbrëmje. 

   

Organizator i protestës, Sabby Dhalu kritikoi BBC-in për mbulimin e saj, duke thënë:

   

Muslimanët janë duke u paraqitur gjithmonë si sulmues dhe jo si viktima të terrorit

     

Turma brohoriste: Stop, Ndaluni, duke i paraqitur të gjithë muslimanët si terrorist dhe Jo Islamofobisë. 

   

Vrasjet janë krime të urrejtjes.

  

Një zyrtar i grupit me qendër në Londër “Bashkohuni Kundër Fashizmit”, anëtarët e të cilit morën pjesë, gjithashtu, në protestë, tha:

  

Ne duhet të jemi në solidaritet me shoqërinë muslimane

  

Dhalu tha se krimi duhet të konsiderohet një krim i urrejtjes.

   

Craig Stephen Hicks, 46 vjeçar, ka qenë i ngarkuar me tri akuza për vrasje, të cilat kanë ndodhur në afërsi të Universitetit të Karolinës së Veriut. 

     

Dhalu tha se mediet në përgjithësi në perëndim kishte mbuluar gjerësisht sulmet ndaj zyrës së revistës satirike Charlie HEBDO dhe një dyqan ushqimesh në Paris, në janar, ku u vranë 17 njerëz , duke theksuar: .  Edhe jeta e muslimanë është gjithashtu e rëndësishme

   

BBC-ja u kritikua ashpër vitin e kaluar mbi mbulimin e saj të sulmit të Izraelit në Gaza nën korrikun e kaluar, më 2014.

 

           

Letër e hapur për mbulimin e Gazës

 

   

Protestat u mbajtën në Londër, Mançester, Liverpul, Newcastle dhe Glasgow me demonstruesit të cilët akuzuan transmetuesit shtetëror në Mbretërinë së Bashkuar për njëanshmërinë, në favor të Izraelit në mbulimin e saj të konfliktit. 

   

Një letër e hapur për udhëheqjen e BBC-is u nënshkruar nga 45.000 njerëz, duke përfshirë gazetarit veteran Xhon Pilger, përkrahës i të drejtave civile dhe intelektuale, Noam Chomsky dhe krijuesi  dokumentarve dhe komentatori social Ken Loach  i përkujtuan BBC se Gaza është nën okupimin Izraelit dhe e rrethuar dhe Izraeli është duke bombarduar një popullsi refugjate .  

   

BBC-ja mbrojti mbulimin e saj duke thënë se ishte i balancuar dhe i paanshëm.

  

Izraeli ka bombarduar për më se një muaj Rripin e Gazës, që nga 7 korriku 2014, duke vrarë të paktën 1904 palestinezë dhe duke plagosur 9.817 të tjerë.

Burimi: World Bulletin