Sejjid Nasrallah: Nuk ka më “rregulla angazhimi” më Izraelin
Sara Taha Moughnieh
Sejjid Hasan Nasrallah njoftoi ditën e premte se pas Operacionit Kuneitra Hezbollahu nuk do të merakoset më për të ashtuquajturat “rregullat e angazhimit” me armikun izraelit në asnjë betejë apo sulm në të ardhmen, duke qartësuar se rezistenca do t’i pergjigjet çdo shkeljeje nëçdo kohë dhe nëçdo vend që ata duan.
Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut vendosi rregulla të reja për ballafaqimin me armikun sionist në një deklaratë të bërë gjatë një ceremonie të mbajtur në ndërim të martirëve të guximshëm që u vranë në Kuneitra të dielën, pasi siguroi se “rezistenca në Liban e përgatitur dhe në gatishmëri të plotë.”
Shkelqësia e tij iu drejtua familjeve të martirëve duke u shprehur ngushëllimet dhe përgëzimin për arritjen e një grade të lartë nga të dashurit e tyre. Më pas ai falënderoi të gjithë ata që u solidarizuan me Hezbollahun dhe shprehën ngushëllimet e tyre, sidomos në Palestinë, Siri, Irak, Jordani e në të gjithë botën arabe dhe islame.
Duke përkujtuar martirët e Kuneitras, Sejjid Nasrallahu shprehu dhembshurinë dhe dashurinë e tij të sinqertë për ta, duke thënë: “Ne i lutëmi Zotit që një ditë të na japë këtë nder... Ju keni lënë pas këtë botë dhe shqetësimet e saj dhe këni shkuar në botën e lumturisë së vërtetë...”
“Ky grup martirësh përbëhej nga tre breza. Me martirizimin e gjeneralit Dadi [brigadierit të IRGC, gjerenarl Muhamed Ali Allah Dadi] dhe [komandantit të Hezbollahut Muhamed Isa] Ebu Isa, mund të shohim se udhëheqësit janë gjithmonë me ushtarët, dhe ky është sekreti i rezistencës. Ky grup martirësh i përbërë nga bijtë dhe të afërmit e martirëve i thotë armikut kur e kërcënon: “Ju më kërcënoni më vdekje? Në rregull, vdekja për ne është një normë dhe Allah na ndëron ne më martirizim.”
“Këto familje, të cilat mbartin këtë ideologji dhe këtë përzierje gjaku libanez me atë iranian në territoret e Sirisë, simbolizon kauzën, fatin dhe betejën e përbashkët, e cila na sjell fitore...” Sejjid Nasrallah theksoi se “martirët e Kuneitras i treguan botës se muxhahidinët e Hezbollahut janë akoma në kufi në vijën e parë, pavarësisht se çfarë mundohen të thonë disa satelitë, sepse asgjë në botë nuk mund të qëndrojë midis tyre dhe asaj që ata duan.”
Shkelqësia e tij tregoi se “feja jonë ka vuajtur, të paktën që nga viti 1948, nga një kancer i quajtur “Izrael,” një qelizë kanceroze, një shtet terrorist, një krimb i korruptuar... Gjithmonë ka qënë kështu. Por në këto vitet e fundit i është kthyer metodës së tij të vjetër, korrrupsionit dhe arrogancës... pasi akoma kërcënon, pushton, shkatërron dhe vret... Izraeli sot mendon se mund të bëjëçfarë të dojë dhe se askush nuk mund ta ndalojë”. Ai dënoncoi gjithashtu edhe të ashtuquajturën “Ligën Arabe”, duke pasur parasysh se nuk ka luajtur kurrë ndonjë rol të rëndësishëm.
Gjatë shpjegimit të operacionit të Kuneitras, Sejjid Nasrallahu deklaroi se “të dielën, aeroplanët izraelitë vunë në shënjestër dy automjete ku gjëndeshin shtatë vëllezër duke i vrarë ata gjatë kohës që ishin në një inspektim në Kuneitra. Vendimi ishte marrë nga stafi special i kryeministrit izraelit. Ndërsa opozita ishte informur në lidhje me këtë. Kështu që ishte një vendim izraelit për të shënjestruar këtë grup. Operacioni ishte shumë i ngjashëm me operacionin ku u vra ish-sekretari i përgjithshëm i Hebzollahut Sejjid Abbas Al-Moussaëi bashkë me gruan dhe djalin e tij.”
“Izraeli nuk e mori përgjegjësinë për sulmin e së dielës menjëherë pasi mund të këtë menduar se Hezbollahu do të rrinte pa bërë gjë, se nuk do të lajmëronte në lidhje me këtë e nuk do të akuzonte Izraelin dhe të menduarit e tyre se ne jemi të dobët në mesin e mbështetëseve tanëmegjithatë, e papritura e parë për izraelitët ishte se Hebzollahu njoftoi menjëherë në lidhje me operacionin dhe bëri publike emrat e dëshmorëve të vet vetëm disa orë më pas...”
Duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Izraelit se ky grup ndodhej në Kuneitra për të kryer një sulm kundër Izraelit, Sayyed Nasrallahu pyesti: “Mijëra luftëtarë të “Frontit Al-Nusra” janë të pranishëm me armët e tyre në Golan. Çfarëështë Fronti Al-Nusra? Është versioni sirian i Al-Kaedës, e etiketuar si organizatë terroriste nga e gjithë bota... Ajo ka gjithashtu një prani të madhe ushtarake në Golan. Si ka mundësi që Netanjahu nuk është i shqetësuar për këtë? Si ka mundësi që Yaloon nuk është i shqetësuar për këtë, por po i mbron ata, ka hapur spitale për ta dhe u bën vizita atyre? Po ja, Izrali, i cili nuk shqetësohet për praninë e gjithë këtyre në kufirin e vet, mori një vendim të rrezikshëm pasi u shqetësua nga prania e dy makinave me shtatë burra, të cilët kishin me vete vetëm armët e tyre përsonale.”
Nga ky këndvështrim, shkelqësia e tij tha se Hezbollahu nuk do ta harrojë Izraelin, siç do të donin shumë, nuk do ta harrojë popullin palestinezë, as fëmijët e as nipërit e tyre nuk do ta harrojnë.
Shkelqësia e tij theksoi anën e dhimbshme të humbjes së këtyre martirëve. Megjithatë, ai tha me bindje se ne e shikojmë këtë vetëm “si një bekim hyjnor. Kjo është ajo që duhet të kuptojnë izraelitët. Ashtu siç ka thënë edhe zonja jonë Zejnebja kur u pyet për martirizimin e të vëllait: nuk kam parë veçse mirësi!”
Në lidhje me disa analiza që thotë se Irani ose Siria do të mundohen ta ndalojnë Hezbollahun që t’i përgjigjet sulmit për shkak të interesave të tyre ndërkombëtare, Sejjid Nasrallahu tha me bindje se “Asnjë nga miqtë tanë nuk pranon që ne të poshtërohemi ose vritemi e ata të rrinë e të shohin... Izraeli duhet ta dijë se nuk mund të vrasë njërez e të shkojë të flejë i qetë sikur të të kishte vrarë vetëm disa insekte.!”
Sekretari i përgjithshëm i Hebzollahut siguroi se që nga momenti i parë pas operacionit rezistenca po studiojnë një mënyrë se si të hakmerrej, e nuk hezitoi për asnjë moment pasi “Izraeli duhej ndëshkuar, e se kjo ishte një sakrificë që ia vlente.”
“Arritja e parë e këtyre martirëve ishte se që nga dita e dielë e deri të mërkurën, Izraeli qëndroi në gjendje tensioni dhe vigjilence, pasi priste një përgjigje nga Hezbollahu,” tha shkelqësia e tij, duke shtuar se “të mërkurën, falë një bekimi hyjnor, dhe operacionit që u krye në kulmin e gatishmërisë dhe mobilizimit izraelit, përsëri Izraeli nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte, madje edhe pasi operacioni u krye. Ky në rradhë të parë ishte një mesazh për miqtë, pastaj për armiqtë.”
“Si përfundum, ata na vranë në mes të ditës (rreth orës 11:30), ne në këmbim i vramë ata në mes të ditës (rreth orës 11:25), dy automjete e disa gjëra të tjera, si përgjigje për dy automjetet, vdekjet dhe të plagosurit në këmbim të martirëve, raketat në këmbim të raketave. Por ka vetëm një ndryshim midis izraelitëve dhe neve; i pari është se ata janë frikacakë dhe gjysëm burra sepse ata luftojnë vetëm të fshehur pas mburojave dhe me thika në shpinë, ndërkohë që burrat guximtarë të rezistencës luftojnë ballë për ballë. Për më tepër, izraelitë nuk guxuan ta marrin përgjegjësinë për operacionin e tyre, ndërkohë që rezistënca menjëherë e mori përgjejgësinë pas operacionit.”
Sejjid Nasrallah shprehu mirënjohjen për luftëtarët e rezistencës dhe udhëheqjen, në mënyrë të veçantë për ata që morën përsipër operacionin Shebaa dhe i siguroi ata se izraelitët kanë arritur vetëm dështim dhe pendim deri tani, ndërkohë që rezistenca ka arritur fitore, duke theksuar se armiku izraelit është i paaftë që të ballafaqohet me rezistencën në terren.
Më në fund, shkelqësia e tij siguroi se grupet e armatosura tekfiriste, sidomos ato në Golan, janë aleatë me Izraelin dhe janë të ngjashëm me Ushtrinë Lahd, bashkëpunëtorët e Izraelit që kanëqënë në Libanin jugor.
Ai shtoi se rezistënca nuk kërkon luftë, megjithatë, nuk ka frikë prej saj. Ai vendosi një ekuacion të ri në konfliktin me armikun sionist: “pas operacionit në Kuneitra, rezistenca nuk shqetësohet më për të ashtuquajturat “rregullat e angazhimit” apo me ballafaqimin e agresionit dhe vrasjeve. Nuk njeh më distancimin nga terreni. Është e drejta jonë legjitime dhe ligjore të përballemi me çdo shkelje nëçdo kohë, nëçdo vend dhe me çdo mënyrë.”
Sa i përket vendimti të Izraelit për të shmangur çdo lloj lufte, “ne jemi të vetëdijshëm se izraelitët po përpiqen t’i ikin një ballafaqimi ushtarak dhe se do të kërojnë burrat që i poshtëruan të mërkurën në mënyrë që t’i vrasin ata. Në bazë të kësaj, them se në të kaluarën ka pasur dallim midis përgjigjes sonë dhe vrasjeve apo ndonjë akti ushtarak, por sot, në rast se vritet ndonjë anëtarë i rezistencës, ne do ta konsiderojmë si të drejtën tonë për t’u përgjigjur në kohën dhe vendin e duhur,” njoftoi Sejjid Nasrallah.
Burimi: Al Manar