Ata që përdhosin shenjtëritë fetare kërkojnë të parandalojnë përhapjen e Islamit
Një dijetar musliman pakistanez tha se qëllimi prapa përdhosjeve të shenjta Islame është parandalimi i përhapjes së Islamit në Perëndim.
Duke folur për Agjencinë IQNA, udhëheqësi i namazit në Xhaminë Safir në Pakistan, Abdul Rahman, tha se ata që kryejnë akte të përdhosjes nuk duan të shohin rritjen e Islamit dhe ata përpiqen për të dekurajuar jo-muslimanët në Perëndim për t'u njohur me Islamin.
Duke iu referuar publikimit të fundit të karikaturave fyese të Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.), ai e përshkroi atë si një akt anti-islamik nga ana e armiqve të fesë.
Më 14 janar 2015, revista satirike javore franceze Charlie Hebdo, zyra e së cilës u sulmua në Paris nga dy persona të armatosur më 7 janar 2015, edhe një herë e publikoi një karikaturë të Profetit Muhammed (a.s.) në kopertinën e edicionit të saj të ri, pavarësisht paralajmërimeve se ky veprim është provokues.
Veprimi fyes është dënuar nga muslimanët në të gjithë botën.
Imami dhe kënduesi i njohur i Kur’anit, Abdul Rahman theksoi se armiqtë e Islamit duan të ia atribuojnë dhunën fesë Islame dhe qëllimi është për të nxirë imazhin e fesë në mënyrë që njerëzit do të qëndrojnë larg nga Islami.
Ai tha, megjithatë, përpjekjet e tyre kanë dështuar në të kaluarën, armiqtë nuk do të mund të pengojnë përhapjen e Islamit, por, në të kundërtën, njerëzit do të bëhen edhe më të etur për të mësuar në lidhje me besimin Islam.
Diku tjetër në fjalën e tij, dijetari pakistanez i bëri thirrje muslimanëve që të mbesin vigjilent kundër skemave anti-islamike.
Ai theksoi se muslimanët duhet të ushtrojnë unitetin dhe solidaritetin dhe të veprojnë sipas mësimeve të Islamit dhe Kur’anit dhe të paraqesin imazhin e vërtetë të Islamit në botë.
Burimi: IQNA News