Shqetësim në shërbimin inteligjent izraelit
Pasi që në shesh doli rasti i
largimit të dhjetëra izraelitëve të angazhuar në njësinë e “mbikëqyrjes
elektronike”, për shkak se kanë refuzuar të spiunojnë palestinezët në
territoret e okupuara, u hap çështja e kësaj njësie, historia e saj dhe natyra
e punës, dhe se sa ky veprim kishte ndikim në të punësuarit të tjerë. 43 ushtar
të përbërjes rezerve të njësisë së posaqshme ushtarake, shërbimit inteligjent
në Izrael, e njohur si “ Njësia 8200”, kanë refuzuar të vazhdojnë spiunimin e
Palestinezëve. Me rastin e kësaj ata kanë dërguar letër protestuese
kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu dhe krerëve të lartë ushtarak.
Kjo njësi është themeluar gjatë mandatit britanez, kur ishte e përfshirë në zgjidhjen e luftës së vitit 1948 në shërbim të çifutëve. Është specializuar për grumbullimin e informatave të përgjimit dhe dhënies së paralajmërimeve në konfliktet e mundshme. Gjatë luftës së vitit 1967 ka përgjuar bisedën telefonike në mes kryetarit egjiptian Gamal Abdel Naser dhe mbretit jordanez Hysen, pas së cilës këtë bisedë e ka emetuar në radiostacionin ushtarak izraelit, gjë që solli krizë në mes dy shteteve. Megjithatë njësitë më vonë tregojnë jo sukses në paralajmërimet e mundësive për shpërthimin e luftës së vitit 1973. Gjatë viteve shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, bëhet e njohur për ”operacionet speciale”, si dhe vendosjen e pajisjeve për përgjim në zyrat e qeverive arabe, që me kohë u shndërrua në agjencionin e madh të ngarkuar në grumbullimin e informatave elektronike, duke përfshirë edhe aktivitetin në terren, që Izraelin e solli në pozitën e dytë në botë në pikëpamje të spiunimit dhe përcjelljes, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Njësia 8200 paraqet njërën nga më të mëdha në ushtrinë izraelite. Çdo vjet kyçen në radhët e saja me mijëra vet të cilët posedojnë aftësi të larta mendore, të cilët punojnë në inovacione në fushat e matematikës dhe teknologjisë dhe flasin disa gjuhë. Avi Melamed, hulumtuesi në Institutin për punët ushtarake inteligjente ”Eisenhower” konsideron se ky rast i refuzimit publik të spiunimit të Palestinezëve, për të cilat është mësuar para ca kohësh, është ”precedent në historinë e shërbimit inteligjent ushtarak, punët e të cilëve janë rreptësisht konfidenciale”. Konsideron se kjo nuk do të lejë pasoja të caktuara në natyrën e punës së kësaj njësie, as që do të “kërcënojë aktivitetet e rregullta inteligjente si dhe operacionet e përcjelljes dhe të përgjimeve”, pasi që beson se ushtria izraelite me largimin e këtyre ushtarëve ka dëshiruar ” të parandalojë përsëritjen e veprimit të tillë në një të ardhme”.
Joav Sterni, gazetari izraelit i specializuar për çështje arabe dhe palestineze, hedh poshtë mundësit që ekziston lidhja në mes asaj që kanë bërë pjesëtar të caktuar të njësisë për spiunim pran shërbimit sekret ushtarak dhe bashkëngjitjes së administratës palestineze Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë. Megjithatë konsideron se mesazhi të cilin e kanë dërguar këta ushtar “ do të lejë gjurmë dhe ndikim në shoqërinë izraelite, pasi që njësia është e përbërë nga elita e cila paraqet trurin hebre. Kështu që ka qenë e pritur se do të vjen te largimi i tyre me qëllim të mbrojtjes së shërbimit ushtarak sekret, i cili vetvetes nuk mund të lejojë veprime të tilla”.
Nga ana tjetër, dr. Jusuf Jabaren, profesor i drejtës penale ndërkombëtare sqaron se kompetenca e Gjykatës Ndërkombëtare bie mbi krimet e luftës dhe aksionet ushtarake brenda këtij definimi, gjersa çështja e spiunimit, përcjelljes dhe përgjimit është jashtë këtyre kornizave, pa marr parasysh se ekzistojnë shumë interpretime për rolin e spiunimit për kryerjen e operacioneve luftarake ushtarake. Dr. Jabaren konsideron se bashkëngjitja e Palestinës Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka nxit një numër të madh të ushtarëve në armatën izraelite, duke përfshirë edhe pjesëtarët e njësisë së shërbimit inteligjent ushtarak të përmbledhin llogarit e veta dhe të ri vlerësojnë rolin të cilin e kanë. Kjo i ka inkurajuar në ndërmarrjen e hapave preventive dhe refuzimin e kryerjes së urdhrave sipas asaj që i urdhëron ndërgjegjja. Të gjithë janë në pritje të gjykimit ndërkombëtar, në të cilin individët gjykohen në bazë të përgjegjësisë individuale.
Sipas Dr. Jabaren, letra protestuese, të cilët kanë dërguar ushtarët “vjen në kontestin e paqartësive të cilët ekzistojnë lidhur me çështjet e drejtës ndërkombëtare ndaj rasteve të spiunimit. Ushtarët kanë kuptuar se aktivitetet e tyre pa marrë parasysh që nuk bie në fushën e krimeve të luftës, mund t’i tërheq në fushën e përgjegjësisë ndërkombëtare”.

Burimi: Al Jazeera