Egjipt

Arkeologët zbulojnë varrin e mbretëreshës të panjohur më parë në Egjipt

Arkeologët çekë zbuluan varrin në Abu Sir, ku ka disa piramida të përkushtuara për faraonët e Dinastisë së Pestë, duke përfshirë Neferefre.

 

  

Dinastia e pestë është dëshmitare e ndërtimit të piramidave të para

 

 

Arkeologët çekë kanë zbuluar varrin e një mbretëreshë të panjohur më parë që besohet të ketë qenë bashkëshortja e Faraonit Neferefre i cili sundoi 4500 vjet më parë, thanë zyrtarët në Egjipt të dielën.

  

Varri u zbulua në Abu Sir, një Mbretëri e Vjetër në jugperëndim të Kajros ku ka disa piramida të përkushtuara faraonëve të Dinastisë së Pestë, duke përfshirë Neferefre. 

   

Emri i gruas së tij nuk kishte qenë i njohur para se të zbulohet varri, tha Ministri i Antikave, Mamdouh al-Damaty në një deklaratë.

   

Ai e identifikoi atë si Khentakavessa, duke thënë se për herë të parë ne kemi zbuluar emrin e kësaj mbretëreshe e cila kishte qenë e panjohur para zbulimit të varrit të saj.  

    

Kjo do ta bëjë të ate Khentakavessa e III-të , siç tashmë janë identifikuar dy mbretëreshat e mëparshme me të njëjtin emër.

   

Emri i saj dhe pozita janë gdhendur në muret e brendshme të varrit, ndoshta nga ndërtuesit, tha Mamdou al-Damaty.  

  

Ky zbulim do të na ndihmojë sepse hedhë dritë mbi aspekte të caktuara të panjohura të Dinastisë së Pestë, e cila së bashku me  Dinastinë e Katërt, janë dëshmitarë të ndërtimit të piramidave të para, shtoi ai.

   

Miroslav Barta, i cili kryeson misionin e Institutit Çek të Egjiptologjisë që bëri zbulimin, tha se varri u zbulua në kompleksin e varrit të Neferefre-së.

   

Kjo na bën të besojmë se mbretëresha ishte gruaja e tij, tha Miroslav Barta, sipas deklaratës.

   

Një zyrtar në Ministrinë Antike tha se varri daton nga mesi i Dinastisë së Pestë (2994-2345  (Para Krishtit apo Hazreti Isait (a.s.).       Arkeologët zbuluan edhe rreth 30 vegla, 24 të bëra nga guri dhe katër nga bakri, thuhet në deklaratë.   

Burimi: Middle East Online