Liban

Hizbullah: marrëveshja bërthamore – për vendin tonë më shumë fitore

kjo arritje e madhe është regjistruar në librin e fitoreve të kombit tonë ndaj pushtuesve, lakmitarëve, ndaj të gjitha fuqive arrogante dhe pasuesve të tyre në botë

      Hizbullahu ka theksuar se marrëveshja bërthamore ndërmjet Republikën Islamike të Iranit dhe pesë fuqive botërore  plus Gjermania, është një fitore tipike dhe arritje cilësore globale e shtuar,  e cila duhet shënuar sepse është e ndritshme, me fitoret dhe arritjet e Iranit.
     Në një deklaratë që u dha të hënën, me 25 nëntor 2013, Hizbullahu theksoi se:

      Kjo marrëveshje është arritur nëpërmjet diplomacisë aktive të Iranit, në bazë të këmbëngulësisë, pozitës parimore të Iranit në lidhje me programin bërthamor paqësor që e zhvillon.
        Marrëveshja është një shembull dhe një mësim për pjesën tjetër të vendeve, qeverive dhe popujve që kërkojnë krenarinë dhe pavarësinë pa ju përkulur diktatit të huaj ose duke u dorëzuar para kërcënimeve të tyre,” thuhet në Deklaratën e Hizbullahut.

      Hizbullahu beson se kjo arritje ofron një mundësi të përparimit  shkencor dhe zhvillimit teknologjik, të cilat janë bazuar në vetë-mbështetjen dhe besimi në aftësitë e njerëzve me anë të të cilave shteti i Iranit u bë i pavarur në shumë fusha .
     Ajo që ndodhi konfirmon se stabiliteti në qëndrimet dhe uniteti midis udhëheqjes dhe popullit të durueshëm çojë në realitet që nuk mund të anashkalohen. Ky është realiteti i fitores së shteteve mbi të gjitha sfidat me të cilat ballafaqohen.”
     Hizbullahu, po ashtu, theksoi se  

    Ajo që është arritur përmes kësaj marrëveshje është një fitore e madhe për Iranin dhe popujt e të gjithë rajonit. Kjo është një humbje për armiqtë e popujve dhe për forcat e së keqes, ” duke vënë në dukje se kjo arritje e madhe është regjistruar në librin e fitoreve të kombit tonë  ndaj pushtuesve, lakmitarëve, ndaj të  gjitha fuqive arrogante dhe pasuesve të tyre në botë .

Burimi: Hizbullahu - Marrëdhëniet me Media