Amerikanët përkrahin marrëveshjen bërthamore
Një sondazh i Reuters – Ipsos, lëshuar të martën, më 26 nëntor 2013 tregoi se 44 për qind e amerikanëve e përkrahë marrëveshjen bërthamore, ndërsa vetëm 22 për qind ishin kundër
Shefja e politikës
së jashtme të BE, Kethrin Eshton, e
treta nga e majta, jep një deklaratë gjatë një ceremonie që shënonte
marrëveshjen mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore në Gjenevë , Zvicër, më 24
nëntor, 2013.
Shtetet e Bashkuara kanë humbur
besimin botëror
Rezultati i një sondazhi të ri
tregon se amerikanët përkrahin një marrëveshje të ndërmjetësuar kohën e fundit
midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore rreth armëve bërthamore dhe
kundërshtojnë një veprim ushtarak kundër Teheranit edhe në qoftë se marrëveshja
e përkohshme dështon.
Irani dhe pesë anëtarët e
përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB – së, Anglia, Kina, Franca, Rusia
dhe SHBA - plus Gjermania arritën një marrëveshje të përkohshme më 24 nëntor 2013
për të hapur rrugën për zgjidhjen e plotë të mosmarrëveshjes me dekada e vjetër
mes Perëndimit e Iranit rreth programit bërthamor të energjisë.
Në shkëmbim për këtë, Irani duke rënë
dakord për të kufizuar aspekte të caktuara të veprimtarive të tij bërthamore, kurse
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë ndërmarrë vendim për të hequr disa
nga sanksionet ekzistuese ndaj Iranit.
Një sondazh i Reuters – Ipsos, lëshuar
të martën, më 26 nëntor 2013 tregoi se 44 për qind e amerikanëve e përkrahë marrëveshjen
bërthamore, ndërsa vetëm 22 për qind ishin kundër.
Sipas sondazhit, 49 për qind duan
që Shtetet e Bashkuara për të rritur sanksionet kundër Iranit në rast se
marrëveshja e Gjenevës dështon, kurse 31 për qind besojnë se Uashingtoni duhet
të ushtrojë diplomacinë e mëtejshme me Teheranin.
Ky hulumtim është kryer online prej datës 24-26 nëntor 2013, me 591 të
anketuar.
Vetëm 20 përqind prej tyre favorizojnë
veprimet ushtarake të SHBA-ve që do të përdoren kundër Teheranit.
Julia Clark, një prej të
anketuarëve nga Ipsos, tha se:
Kjo absolutisht flet për lodhje nga lufta, ku oreksi amerikan për ndërhyrje - kudo -,
tani është jashtëzakonisht i ulët
Sipas Julia Clark, rezultatet sugjerojnë
se populli amerikan është i lodhur nga luftërat dhe mund të ndihmojë SHBA, duke
ndihmuar në shtytje të presidentit amerikan Barack Obama për të ndaluar që Kongresi të miratojë sanksione të reja kundër
Iranit, që mund të rrezikojë përpjekjet e vazhdueshme diplomatike.
“Ai mund të sigurojë mbështetje, ndonjë përkrahje nga Kongresin me argumentet që bëhën nga administrata, tha Clark.
Një numër i ligjvënësve të SHBA , në të dyja dhomat, ka shprehur skepticizëm rreth marrëveshjes së përkohshme, udhëheqësi i shumicës në Senatin e SHBA-ve, Harry Reid ka thënë se Senati mund të vendos sanksione më të forta kundër Iranit, pavarësisht marrëveshjes bërthamore.
Megjithatë, të martën, më 26 nëntor 2013, Kryetari amerikan, Barak Obama mbrojti marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të cilën u kritikua përsëri nga Izraeli dhe Kongresi.