Gërmadhat, shkatërrimet në Gaza e tronditën Kryepeshkopin e Anglisë
Duke vizituar Gazën për herë të parë pas luftës shkatërruese të verës së kaluar, 2014, Kryepeshkopi i Westminster-it tha se ishte i tronditur thellë kur e pa popullin palestinez të bllokuar në rrënojat e lagjeve të tyre në brezin bregdetar.
Unë isha i tronditur thellësisht nga shkatërrimet e luftës dhe nga varfëria, tha për gazetën Guardian, Kardinali Vincent Nichols, udhëheqës i kishës katolike romake në Angli dhe Wells.
Papa Françesku ka thënë se duhet të jetë një fund i luftës, dhe kur ju te shihni efektin shkatërrues në një vend si Gaza, ajo e përforcon atë.
Gjatë vizitës së tij në enklavën e rrethuar, Kryepeshkopi i Anglisë i pa lagjet e Gazës që janë rrafshuar gjatë luftës 50-ditore izraelite.
Izraeli filloi sulmet ajrore pamëshirshëm kundër Gazës nga 8 korriku deri më 26 gusht 2014, ku më shumë se 2.100 u vranë dhe mijëra të plagosur.
Sipas Zyrës së OKB-së për Bashkërendimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), rreth 80% e vdekjeve në Gaza janë civilë, duke përfshirë dhjetëra fëmijëve dhe gra.
Nga 2.131 palestinezë të cilët kanë vdekur në luftimet e fundit, 501 ishin fëmijë, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Rreth 70% e fëmijëve të vrarë ishin nën 12 vjeç, sipas agjencisë për fëmijë të OKB-së, UNICEF-it.
Kardinali Nichols ka vizituar një spital dhe një zonë industriale që ishin dëmtuar shumë nga sulmet ajrore dhe granatimet izraelite.
Ai ka vizituar edhe një jetimore ku qëndrojnë dhjetëra fëmijë të traumatizuar dhe jetimë.
Muaj pas luftës, kishte pak shenja që rrënojat janë duke u pastruar, e e lëre më rindërtimin.