Kulturë

Fillon në Turqi përkujtimi për Mevlanën

Përkujtimet e përvjetorit  të 741-të vdekjes së Mevlana Xhelaludin el-Rumi  në Konia

   

Përkujtimet që shënojnë  vdekjen e një mistiku të shekullit të 13-të-filluan të dielën në qytetin qendror të Anatolisë, në Konia, ku ai është varrosur.

   

Ceremonia, e njohur edhe si Seb-i Arus apo bashkimi me të dashurin, duke përkujtuar përvjetorin e 741 të vdekjes së Mevlana Xhalaludin al-Rumi u ndoq nga Lutfi Elvan, ministri turk i transportit dhe komunikimit.

    

Ceremonia filloi me ndezjen e qirinjve dhe një  parakalim me dashuri dhe tolerancë në bashkëpunim me institucione të ndryshme dhe fondacionet në Alaadin, ku mistiku i shekullit të 13-të dhe dijetari islam është takuar me instruktorin e tij shpirtërore, Shejh Shemsi Tabriziun. Qiriu u ndez nga Lutfi Elvan dhe mbesa Rumit e brezit 22-të, Esin Çelebi Bajru.

   

Rumiu ka krijuar një lidhje të fortë të tolerancës në mes shpirtrave të ndryshëm. Ne duhet të lexojmë me kujdes dhe të mendojmë se çka tha Rumiu, tha Lutfi Elvan gjatë ceremonisë. 

    

Shëtitja e dashurisë dhe tolerancës do të përfundojë në Muzeun e Mevlanës, ku fëmijët do të kryejnë ceremonin e semasë. Pastaj me dua tradicionale pranë varrit të Rumiut në muze.

    

Qendra e Kulturore Mevlana do të organizojë një seri ekspozitash  në lidhje me përkujtimin Rumit  deri më 17 dhjetor. 2014.

     

Me këtë rast pritet të marrin pjesë rreth 60.000 vizitorë.