U zvillua në Irak Forumi Kur’anor
Një Forum Kur'anor me titull ”Këndimi i Kur'ani në Praninë e Juristëve dhe Ekspertëve të Texhvidit” u mbajt më 29 nëntor 2014 në qytetin e shenjtë të Naxhafit, Irak.
Sipas faqes të internetit të Xhamisë së Imam Aliut, në Naxhaf, në Naxhaf, programi u organizua nga Dega Kur’anore e Qendrës Dar-ul-Kur’an që ka lidhmëri me Xhaminë e Imam Aliut.
I kryesuar nga Shejh Ahmed Jasim Al-Naxhafi, kënduesi i Kur'anit dhe Myezin i Xhamisë së Shenjtë, forumi u ndoq nga Rafi 'el-'Ameri, mjeshtër irakian i Kur'anit dhe Ahmad Al-Rahimi, studiues, hulumtues i Kur’anit.
Një numër i përfaqësuesve të qendrave Kur'anore dhe instituteve në qytetin e shenjtë të Naxhafit dhe një delegacion nga Institutit Kur’anor i Bagdadit, gjithashtu, morën pjesë në këtë program.
Muhammed Fahruddin, kryetar i forumit dhe udhëheqësi i seksionit Kur'anor, tha se programi ishte pjesë e aktiviteteve Kur'anore të seksionit të mbajtur me qëllim të promovimit të një qasje shkencore në përhapjen e kulturës Kur'anore.
Një lidhje e ngushtë ndërmjet fushave të Jurisprudencës dhe Texhvidit është hetuar në forum.
Duke iu drejtuar programit, Rafi el-'Ameri tha se dijetarët musliman ishin të përfshirë thellë në shkencat Kur'anore dhe disa prej tyre kanë shkruar temat e tyre rreth Texhvidit.
Texhvidi është njohuria dhe aplikimi i rregullave mbi shqiptimin gjatë këndimit të Kur'anit kështu që leximi, këndimi i Kur'anit është i njëjtë sikur ka kënduar Pejgamberi, Muhammedi (a.s.).