Meshal: Netanjahu luan me zjarr në Xhaminë el-Aksa
Lëvizja e Rezistencës Palestineze Hamas e ka kritikuar kryeministrin e regjimit sionist Benjamin Netanjahu për rritjen e dhunës në kohën e fundit në territoret e pushtuara.
Shefi i Byros Politike të Hamasit, Haled Meshal, të enjten në një intervistë me Sky News tha:
Netanjahu po luan me zjarri kur ai i lejon anëtarët e qeverisë së tij, Knesset, dhe ekstremistët në mënyrë të përsëritur të sulmojnë Xhaminë al-Aksa - kjo është e rrezikshme.
Haled Meshal shtoi se veprimi i pushtuesit ka në shënjestër objektet e shenjta i Islame dhe të Krishtera në Jerusalem dhe në Palestinë, në mënyrë të veçantë Xhaminë al-Aksa, parashtrohet reagimi i zemëruar palestinez.
Ai tha se Rezistenca e Palestinezëve kundër regjimit izraelit është një luftë kombëtare, por Netanjahu është duke e kthyer atë në një luftë fetare. Ai mban përgjegjësi për pasojat e asaj që po ndodh.
Xhamia al-Aksa është për muslimanët. Muslimanët ishin bllokuar për t’u lutur aty. Ushtarët, policia dhe ekstremistët e krahut të djathtë u lejuan të sulmonin me këpucët e tyre, shenjtërorin e xhamisë. Kjo është lojë me zjarrin.
Gjatë javëve të fundit, Xhamia al-Aksa ka qenë skenë e përleshjeve midis besimtarëve palestinezë dhe kolonëve sionistë të paligjshëm dhe trupave.