Amerike

Obama fton Netanjahun për konsultime

Shtëpia e Bardhë, Të dy udhëheqësit ripohuan qëllimin e tyre të përbashkët për të parandaluar Iranin për prodhimin e armëve bërthamore ”

Kryetari amerikan, Barak Obama e ftojë Kryeministrin Cionist Benjamin Netanjahun, pasi Irani ka arritur një marrëveshje të përkohshme me fuqitë botërore për programin e tij bërthamor .
     Udhëheqësi i SHBA-ve, Barak Obama i tha Netanjahut të dielën me 24 nëntor 2013 se ai donte që të fillojë konsultimet menjëherë , siç tha ai dhe e siguroi atë se Uashingtoni do të mbetet ' besnik ' në angazhimin e saj ndaj entitetit Cionist.
     “Të dy udhëheqësit ripohuan qëllimin e tyre të përbashkët për  të parandaluar Iranin për prodhimin e armëve bërthamore , ” tha Shtëpia e Bardhë.
       Entiteti Cionist ishte frustruar të dielën me marrëveshjen bërthamore. Zëdhënësi  i Netanjahut e citoi atë të ketë thënë se ajo që është arritur në Gjenevë nuk ishte një marrëveshje historike, por më tepër një gabim historik .
     Kjo është një marrëveshje e keqe që i jep Iranin atë që donte, duke përfshirë heqjen e pjesëshme të sanksioneve duke ruajtur një pjesë thelbësore të programit të tij bërthamor , tha një deklaratë e publikuar nga zyra e Netanjahut.

       Marrëveshja u njoftua të dielën në mëngjes pas katër ditë bisedimesh intensive ndërmjet Iranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së - SHBA, Britania, Kina, Franca, Rusia - plus Gjermania.
      Obama siguroi Netanjahun se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të palëkundur në angazhimin tonë për Izraelin, i cili ka arsye të mirë për të qenë skeptik në lidhje me synimet e Iranit .  
     Të dytë ranë dakord për të qëndruar në kontakt të ngushtë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm për të vështruar si bisedimet bërthamore kanë përparuar.
      Shtëpia e Bardhë e quajti marrëveshjen bërthamore një fillestar gjashtë mujor. Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, Irani dhe gjashtë fuqitë botërore do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje përfundimtare të plotë.