Jemeni

Dijetari nga Jemeni bëri thirrje për Sekretariat të Përhershëm

Një dijetar i shquar jemenas bëri thirrje për krijimin e një sekretariati të përhershëm të konferencës mbi kërcënimet e  ekstremistëve dhe tekfiristëve.

   

Duke iu drejtuar konferencës në Kum, të hënën, Abdul Mexhid al-Houthi tha se një sekretariat i tillë do të jetë i nevojshëm për të hartuar strategji efektive për luftimin e grupeve tekfiriste në frontet ideologjike, kulturore, politike dhe ushtarake.

   

Ai vuri në dukje se grupet tekfiriste, të cilat janë të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, e kanë shtrembëruar imazhin e Islamit dhe i  shërbejnë interesat të fuqive hegjemoniste.

   

Diku tjetër në fjalën e tij, Abdul Mexhid al-Houthi vuri në dukje se jemenasit i kanë mundur tekfiristët në vendin e tyre dhe kanë një përvojë të mirë të asaj se si duhet luftuar këto grupe.

   

Konferenca Botërore mbi Ekstremizmin dhe Lëvizjet Tekfiriste sipas Këndvështrimit të Dijetarëve Muslimanë, u mbajt në qytetin qendror të shenjtë të Iranit, në Kum, të dielën dhe të hënën, më 23-24 nëntor 2014.

   

Më shumë se 600 dijetarë muslimanë nga mbi 80 vende morën pjesë në këtë ngjarje dy ditore. Sipas njoftimeve, 40 për qind e pjesëmarrësve ishin Shi’itë dhe 60 për qind Sunnitë.

     

Ajetullah Makarem Shirazi ishte udhëheqës i konferencës, kurse Ajetullah Xha’fer Subhani ishte sekretar i tubimit shkencor.

    

Qëllimi i Tubimit është kundërvënia e grupeve tekfiriste dhe duke  thirrja për paqe, miqësi, vëllazëri dhe bashkëveprim ndërmjet besimeve të ndryshme.

   

Konferenca kishte për qëllim,  gjithashtu, të hedhë dritë mbi komplotet e Perëndimit kundër Islamit.