Biblioteka e Kongresit në Washington përmban librin më të vjetër në gjuhën angleze mbi Imam Hysejnin
Libri më i vjetër në gjuhën angleze për Imam Hysejnin me titull:
“Imam Hysejni dhe Martirizimi i tij mbahet në Bibliotekën e Kongresit, në Washington, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruar nga Ali Abdullah Jusuf (1872-1952), vepra është botuar nga Shtëpia Botuese Firouz al-Din Publication në Lahore, Pakistan.
Libri, i cili ka 40 faqe, ku shfaqet, paraqitet admirimi i thellë i Ali Abdullah Jusufit, një musliman sunni për Imam Hysejnin, shembullin e trimërisë dhe sakrificës në Betejën e Qerbelasë në vitin 680 pas Krishtit.
Autori, Ali Abdullah Jusufi vdiq në Londër në vitin 1952, por libri i tij është një nga burimet e rralla në gjuhën angleze rreth Imam Hysejnit dhe epikes së përjetshme të Qerbelasë.
Më 25 maj 1931, Ali Abdullah Jusufi mbajti ” Përkujtimin e Ceremonisë së Ashuresë” në Hotelin Waldorf Hilton të Londrës dhe u përpoq për të paraqitur Imam Hysejnin si Dëshmor i Madh i Islamit, prandaj, ai siguroi një broshurë e cila më vonë u zgjerua dhe doli libri me titullin ”Imam Hysejni dhe Martirizimi i tij”.