Ligji racist i Netanjahut
Tensionet të cilët javëve të fundit po zgjerohen në Jerusalem, çdo herë e më shumë thirren në religjion, shpesh të patheksuar por ndonjëherë manifestohet bindja e ndjekësve të fesë së Abrahamit, hebrenjve, krishterëve dhe myslimanëve, që Zoti ju dërgon mesazhe të cilët ata janë të obliguar të ndjekin. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu vet e ka deshifruar mesazhin e fundit të cilin e ka pranuar dhe për të cilin nuk ka kompromis apo bisedime, Izraeli duhet të definohet si ”shtet nacional i popullit hebrenj”. Ndoshta pastërtia etnike e cionizmit mund të ekzistonte në Izrael po të mos jetonin 1.7 milion arab palestinez, të cilët përbëjnë një të pestën e popullsisë.
Ka përgatitur propozimin ekstrem të ligjit i cili jo vetëm që identitetit hebrenj të Izraelit i jep përparësi në raport me karakterin demokratik të shtetit, por parasheh edhe ndalimin e gjuhës arabe si një nga gjuhë zyrtare dhe jep mandat për ndërtimin e vendbanimeve të reja hebrenjve pa kërkuar të njëjtën drejtë edhe për ndërtimin e vendbanimeve të reja për arabët palestinez. Cilit ”shtet nacional” do të përkasin arabët palestinez? Me cilin gjuhë do të flitet nëse gjuha hebrenje shpallet si gjuhë e vetme zyrtare e Izraelit? Mprehtësia e formulimit të propozuesit të ligjit, deputetit djathtist të Likudit Zeev Elkinit, njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit, ka rrezikuar mbijetesën e koalicionit qeverisës dhe ka shkaktuar protestën e prokurorit shtetëror dhe ka shkaktuar polemikat të ashpëra në mes hebrenjve konservativ dhe liberalëve. Ligji ka kaluar në qeveri me vota15:6, pas diskutimeve të zjarrta të Netanjahut me dy parti të qendrës, ministren e drejtësisë Tzip Livni si dhe ministrin e financave Yair Lapidom. Kryeministri për Livnin ka thënë se është”e dobët”, ajo i ka kthyer me fjalë se ai”po e shkatërron vendin”. Lapidi cek se qëllimi i vërtetë i ligjit është përgatitja për zgjedhjet e reja dhe për qeverinë e re të cilin Netanjahu do të bëjë koalicion me aleatët e vet natyror të së djathtës dhe hebrenjve ultra ortodoks, Haredima, çoftë ata Ashkenazi apo Sefardi. Duke arsyetuar propozimin Netanjahu ka thënë se demokracia nuk mund të jetë mbi judaizmin dhe e kundërta, dhe se ligji i barazon të dy parime. Pastaj çartë ka thënë se: “ekzistojnë drejtat kombëtare vetëm për popullin çifut. Flamuri, himni, e drejta e çdo çifuti të mund të migrojë në Izrael, si dhe simbolet tjera nacionale”. Pikërisht për shkak të këtij formulimi kundërshtarët e ligjit theksojnë se me këtë minohet karakteri demokratik i Izraelit, ndërsa organizatat për drejtat njerëzore i paraqesin si raciste. Ky “forcimi i komponentës hebrenjve”, sikurse shkruan kryeredaktori i gazetës djathtiste The Jerusalem Post nuk do të thotë se është më pak demokratike ndaj shtetasve tjerë të Izraelit të cilit nuk janë hebrenj, që tingëllon në mënyrë anakronike në rast se jo aparthejd, Netanjahun fare nuk e intereson.
Ata të cilët përkrahin ligjin thirren në shembujt e ndryshëm të shteteve demokratike. Pretendojnë se në Britani, monarku duhet të jetë anëtar i Kishës Anglikane, dhe të mban titullin” Mbrojtës i fesë dhe lideri suprem i Kishës Angleze”. Cekin edhe kushtetutën greke e cila fillon me fjalët:
” Në emër të treshes së shenjtë të pandarë” dhe përcakton se ” religjioni mbizotërues në Greqi është kisha ortodokse lindore e Krishtit”. Shtojnë se edhe në kushtetutën e Danimarkës shkruan se” kisha protestante luteriane duhet të jetë kisha e krijuar e Danimarkës dhe si e tillë duhet të ketë mbështetjen e shtetit”.
“ Ato që ata (kundërshtarët) nuk po arrijnë të kuptojnë është që shtetet, si dhe njerëzit të cilët e përbëjnë, duan ndjenjën e çartë të identitetit, atë i cili e thekson individualitetin dhe dallueshmërinë. Të bësh këtë nuk është as raciste as antidemokratike. Kjo është e thjeshtë njerëzore, dhe çifute të bëhet”, shkruan The Jerusalem Post. Këto komentime të ngjashme edhe më shumë nxisin polemika. Ish ministri i arsimit Yossi Sarid paralajmëroi se Izraeli”ka ardhur gjer në fund të litarit demokratik”, gjersa ministri i arsimit Yaakov Peri thotë se ligji të kujton” vendet të cilët vetvetes kanë imponuar ligjet e sheriatit”. Zahava Gal-On, lideri i partisë cioniste sekulare socialdemokratike, shkon edhe më tutje dhe cek se është fjala:” për krim kundër demokracisë izraelite” dhe” njëra nga njollat më të zeza në librat izraelite të së drejtës”. Pse Netanjahu aq me vendosmëri qëndroi prapa ligjit kontravers i cili kërcënon që të shpërndajë koalicionin e tij qeverisës? Disa analistë veprimin e tij e komentojnë si përgatitje për zgjedhjet e reja, pozicionimit kundër Lapidit dhe Livnit, por nuk e lëshojnë rastin të përmendin që kryeministri, në rast i ka ardhur në hund kësi lloj partneri në qeveri, mund të gjente arsyen më racionale, patriotike nacionale. Ka mundur, por nuk e ka bërë, që të fillojë çështjen e ngrirë të bisedimeve me palestinezë apo në mënyrë të guximshme të ballafaqohet me problemet ekonomike.
Të tjerët vlerësojnë se kryeministri nuk është kumargji i gatshëm në rreziqe të mëdha apo dikush që është i lumtur të shkurtojë mandatin e vet të tretë fati i të cilit varet prej votimit të ligjit të diskutueshëm në Knesset. Netanjahu nuk merr parasysh kritikat, e as deklaratat e formuluara të State Departamentit në të cilin thuhet:” Izraeli është shteti hebre dhe demokratik dhe të gjithë qytetarët e saj duhet të gëzojnë të drejta të njëjta. Presim që Izraeli të përmbahet parimeve demokratike”. Edhe pse votimi në Knesset është prolonguar që të gjenden formulimet e pranueshme, kryeministri thotë se është i “vendosur” që ligji të kalojë, me ose pa pëlqimin e partnerëve të tij politik.
“Demokracia garanton që të gjithë qytetarët të kenë të drejta të njëjta dhe të janë të barabartë në sytë e shtetit, por ky modifikim racist sjell dallime në baza fetare”, paralajmëron Majd Kayyal nga Adalaha nga Qendra gjyqësore për mbrojtjen e pakicës arabe. Arabët theksojnë se po trajtohen si “qytetarë të rendit të dytë”, veçanërisht nga koha kur shteti izraelit është në pushtet në territorin e Bregut Perëndimor, të okupuar në luftën e vitit 1967, në të cilin janë vendosur kolonët çifut dhe se gjersa vendbanimet hebrenje ngritën në Jerusalemin Lindor të cilin palestinezët e shohin si kryeqytetin e shtetit të tyre. Palestinezët njëkohësisht refuzojnë kërkesën e Netanjahut që të pranojnë Izraelin si shtet hebre, duke cekur se me këtë do të jetë e ndaluar e drejta për kthimin e refugjatëve palestinez të cilët i kanë lëshuar vatrat e tyre nga koha e luftërave arabo-izraelite.
Kur në vitin 1948 është krijuar Izraeli, themeluesi i saj David Ben Gurion e ka definuar shtetin e ri si”çifut dhe demokratik”, duke shpresuar se do të përfshijë territorin biblik të Eretz Israelit. Të tria atribute me kohë janë sjell në pyetje. Pastërtia etnike është jo e realizueshme me prezencën e palestinezëve arab tek të cilët shkalla e natalitetit është më e lartë përkundër hebrenjve. Karakteri demokratik jo një here është shkelur me ngulfatjen brutale të intifadave palestineze dhe përdorim të forcës së tepruar. Përkundër okupimit të vendit arab, disa territore biblike, sikurse Jerohoni apo Hebroni, vendit varrezor të profetit Abraham, janë dorëzuar në administrim pushtetit palestinez. Është mbajtur Jerusalemi të cilin Izraeli e ka aneksuar më pare, e pastaj e ka shpallur për kryeqytetin e vet” të përhershëm dhe të pandarë”, në kundërshtim me drejtën ndërkombëtare. Shteti palestinez i cili me rezolutën 181 për ndarjen e mandatit britanez të territorit palestinez nga viti 1947, në start i ka dhënë Palestinës 42,4% të territorit, ndërkohë ka rënë në më pak se 22 %, e që akoma nuk është krijuar si shtet i pranuar. Tani Netanjahu duke dëshiruar të theksojë” hebraizmin” e Izraelit, jo vetëm që kërcënon të zvogëlojë këtë përqindje, por përpiqet që të zbatojë diskriminimin institucional të arabëve. Për këtë arsye prokurori i shtetit ka paralajmëruar në rrezikun e dhënies së përparësisë së vlerave hebraike të bazuara në religjion, histori, dhe shpërfilljen e drejtave të pakicave.