Dijetarët libanezë bëjnë thirrje për solidaritet islam me Palestinën
Shoqata e Dijetarëve Musliman të Libanit i ka bërë thirrje vendeve islamike për solidaritet me popullin palestinez.
Në një deklaratë të publikuar të premten, shoqata vlerësoi operacionin e fundit nga palestinezët në qytetin e shenjtë të Jerusalemit (al-Kuds) dhe theksoi se rezistenca është e vetmja mënyrë për t'u përballur me regjimin sionist.
Çdo mënyrë tjetër nën titullin e zgjidhjes paqësore apo iniciativë arabe do të ishte vetëm një pretekst për regjimi sionist për të vazhduar pushtimin e tij të Palestinës, thuhet në deklaratë.
Deklarata shtoi se vendet arabe dhe muslimane nuk duhet të harrojnë palestinezët.
Tensionet kanë qenë të larta në Jerusalemin Lindor që nga 18 nëntori, kur të paktën katër izraelitë dhe dy palestinezë u vranë në një sulm në një sinagogë në Jerusalem.
Në muajin tetor, forcat izraelite i mbyllen të gjitha hyrjet e Xhamisë Al-Aksa për palestinezët për shkak të vdekjes së një aktivisti të krahut të djathtë izraelit.
Palestinezët janë jashtëzakonisht të zemëruar për bastisjet dhe kufizimet e Tel Aviv-it, duke i konsideruar ato si pjesë e planit të tij për të Judaizimin dhe përdhosjen e Xhamisë al-Aksa në Jerusalemin Lindor. Në muajin tetor, regjimi izraelit urdhëroi mbylljen e plotë të Xhamisë al-Aksa, por më vonë e hapi Xhaminë e Shenjtë pas protestave të përhapura.
Kompleksi i Xhamisë al-Aksa, që ndodhet në pjesën e vjetër të Jerusalemit të pushtuar nga Izraeli, është një vend të shenjtë islamik. Vendndodhja e kompleksit të xhamisë, gjithashtu, është vend i shenjtë në Judaizëm. Xhamia al-Aksa është Xhamia e tretë e shenjtë në Islam, pas dy xhamive në Arabi, Mesxhid el-Haram në Mekë (Xhamia e Qabes) dhe Mesxhid el-Nebevi (Xhamia e Pejgamberit) në Medine.
Gjatë dekadave të fundit, Izraeli është përpjekur për të ndryshuar përbërjen demografike të Jerusalemit duke ndërtuar vendbanime të paligjshme, duke shkatërruar vendet historike dhe dëbuar popullatën lokale palestineze.