Forumi i të Rinjve Muslimanë dënon hipokrizinë e ambasadorit hollandez dhe deputeteve pro Alma Lamës
Forumi i të Rinjve Muslimanë është duke ndjekur me vëmendje histerinë dhe inkuzicionin që emigrantja nga Shqipëria Alma Lama, të cilën Isa Mustafa e ka bërë deputete të Kosovës, është duke drejtuar në ditët e fundit kundër këngëtarit me famë shqiptar, Arjan Agushi, në lidhje me top hitin e fundit që ai ka botuar me titull “Shqiptar 2”. Në këtë këngë, reperi dhe artisti Agushi, nëpërmjet artit kritikon veset e ndyra të shoqërisë sonë sikur kolonializmin, korrupsionin, racizmin, islamofobinë, kurvërinë dhe sëmundje të tjera sociale. Agushi përmend me krenari se është shqiptar musliman dhe mban mjekër sikur Adem Jashari e nuk është sikur Alma Lama, apo sikur ish-aparatçiku stalinist Ismail Kadare që sot është kthyer në kryqtar katolik kundër Islamit. Në një mendje me Arjan Agushin janë miliona muslimanë shqiptarë. Kënga e Arjan Agushit po provon të jetë një sukses i vërtetë. Deri tani ajo i ka kaluar 551.000 klikime.
Por, Alma Lama, është tërbuar nga reperi i famshëm shqiptar, dhe me një akt i cili i ngjan vetëm inkuizicionit që Kisha Katolike bënte në Evropën e Mesjetës, e ka kallëzuar në polici këngëtarin e famshëm të cilin ajo kërkon ta heshtë dhe burgosi për shkak të artit të tij. Në krah të inkuizicionit laik-katolik kundër artit ka dalë edhe Teuta Sahatqija dhe disa shoqe të saj, të cilat druhen nga mesazhi i Gold AG-së. Por më ironike është që kundër Gold AG-së ka dalë edhe ambasadori hollandez në Prishtinë, Robert Bosch i cili në një mesazh në Tuitter ka thënë që:
“Në shoqëritë demokratike nuk ka hapësirë për këngë që përmbajnë gjuhë të urrejtjes. Jeta edhe ashtu siç është, është mjaftë e rëndë”.
Forumi i të Rinjve Musliman e dënon në veçanti mesazhin e ambasadorit Robert Bosch. Ne i kujtojmë zotriut Bosch që në vitin 2008 kur në Shqipëri, fondamentalisti ortodoks Ben Blushi fyeu muslimanët shqiptarë, profetin Muhamed, Islamin, turqit, arabët, aziatikët, ashkalitë, egjiptianët, etj dhe Forumi Musliman i Shqipërisë kërkoi që OSBE dhe z. Bosch që e drejtonte atë, që të dënonte këtë akt, z. Bosch dhe zëvendësi i tij Frank Dalton nuk e dënuan librin racist dhe islamofobik të të krishterit Ben Blushi. Por tani në 2014 kur z. Bosch shërben si ambasador i Hollanës në Kosovë, ai sulmon Arjan Agushin dhe Gold AG-në në një kohë që kënga e Arjan Agushit as që nuk mund të krahasohet me mesazhin racist që romani i Ben Blushit transmetonte.
FRM e akuzon publikisht z. Robert Bosch si një fondamentalist të krishterë dhe hipokrit. Dënimi që ai i bën artistit dhe këngëtarit musliman shqiptar Arjan Agushi, por mosprononcimi i tij për Ben Blushin në 2008 kur muslimanët e Shqipërisë ishin tmerruar nga Blushi tregon që ambasadori hollandez dhe ambasada hollandeze në Prishtinë janë qendra që promovojnë me dashje mesazhet dhe fyerjet raciste që Alma Lama bën prej shumë vitesh kundër turqve, muslimanëve dhe shqiptarëve të Kosovës.
FRM dënon deputetet e Kosovës dhe ambasadorin Bosch të cilët ndërsa janë prekur pse Gold AG përmend Alma Lamën në këngën e tij. Këta njerëz asnjëherë nuk janë prononcuar kur vëllai i Alma Lamës kërcënoi me përdhunime dhe kurvërime anëtarin e FRM-së. Deputetet shoqe të Alma Lamës dhe amb. Bosch në asnjë moment nuk kanë kërkuar që ligji të punojë edhe për Alma Lamën dhe vëllain e saj të cilët kërcënojnë me përdhunime qytetarët e Kosovës. Kjo tregon që në Kosovë është instaluar një diktaturë laik-katolike e cila ne muslimanët na trajton si qytetarë të dorës së dytë.
Për këtë arsye, FRM qëndron në krah të Arjan Agushit dhe Gold AG-së dhe kërkon që përpara se ligji të përballet me atë, më parë, ai duhet të përballet me Alma Lamën, vëllain e saj dhe fyerjet raciste që ajo bën përditë në shkrimet e saj.
Shumë të indinjuar,