Izrael

Analisti: Tel Avivi dhe Rijadi ndjekim të njëjtën axhendë shkatërruese

Një analist politik thotë se regjimi sionist i Izraelit dhe dinastia Al-Saud po ndjekim të njëjtën axhendë brutaliteti dhe shkatërrimit.

Shabbir Hassanally, një aktivist dhe dijetar islam nga Londra, tha në një intervistë për Press TV se regjimi i Tel Avivit, qeveria në Rijad dhe disa monarki në rajonin e  Gjirit Persik kanë forcuar fushatën e tyre të dëmshme për të shkatërruar të gjitha vendet “kulturore, fetare dhe historike” në Lindjen e Mesme.

Ai i bëri këto komente si reagim nga planit kontrovers të Arabisë Saudite për të shkatërruar një zonë në qytetin e shenjtë të Mekës, që përfshin vendlindjen e Profetit të Islamit Muhamedit (paqja qoftë mbi të).
 
Fondacioni për Kërkimet e Trashëgimisë Islame me bazë në Mbretërinë e Bashkuar tha të mërkurën se Shtëpia e Meulid (e lindjes), ku u lind Profeti Muhamed në vitin 570 pas.es., planifikohet të shkatërrohet në fund të këtij viti dhe të zëvendësohet me një pallat mbretëror për mbretin saudit Abdullah bin Abdulaziz për vizitat e tij në Mekë.

Muajin e kaluar, zyrtarët sauditë shkatërruan shtyllat historike që përkujtojnë ngritjen e Profetit në qiell.

Arabia Saudite po kritikohet ashpër për shkatërrimin e qindra vendeve historike islame në vitet e fundit.

Analisti politik gjithashtu kritikoi Izraelin  për planin e tij për të shkatërruar kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Lindje të Kudsit (Jeruzalemit).

Duke prekur çështjen e terroristëve tekfiristë të ISIS-it dhe aktet e egra që po kryejnë në Irak dhe Siri, analisti tha se ISIS-i dhe disa grupe të tjera terroriste po ndjekin gjithashtu një axhendë për shkatërrimin e vendeve të shenjta islamike në të dyja vendet.

Terrori, vrasjet dhe shkatërrim që po bëhet nga Izraelit dhe Arabia Saudite kundër muslimanëve dhe vendeve të tyre të shenjta nuk janë më pak të rënda se terrorizmi i grupit të ISIS-it dhe organizatave të tjera terroriste, deklaroi analisti.
 
ISIS-i ka lëshuar disa deklarata ditët e fundit duke bërë thirrje për shkatërrimin e vendeve fetare dhe historike në Irak.

Dëshmitarët thonë se terroristët kanë shkatërruar simbole të trashëgimisë historike në qytetin e Mosulit, përfshirë statujat e ikonave kulturore dhe varret e filozofëve mesjetar.

Burimi: Press TV