Irani arriti të ndërtojë kopjen e dronit amerikan
Në dhjetor të vitit 2011 forcat iraniane kanë arritur ta aterojnë në tokë fluturaken, të tipit RQ-170 Sentinel, vëzhguese pa pilot në lindje të vendit. Nga SHBA-të në atë kohë kanë konfirmuar se një fluturake e tyre pa pilot është humbur duke thënë se ajo ka humb përtej kufirit afganistanez.
Irani atëherë ka arrit ta ateroj fluturaken amerikane fare pa e dëmtuar, e cila ju ka shërbyer që ta hulumtojnë atë detajisht. Më tutje kanë paralajmëruar se në bazë të teknologjisë amerikane do të ndërtojnë kopjen e saj dhe se në gjysmën e dytë të vitit 2014 do të kryhen fluturimet e para provuese. Pikërisht këtë edhe e kanë bërë, gjenerali iranian Amir Ali Haxhizade dje ka thënë në bisedë për mediat shtetërore iraniane:” Kemi premtuar se fluturakja do të ndërtohet sipas modelit amerikan të tipit RQ-170, dhe se do të fluturojë në gjysmën e dytë të këtij viti, këtë edhe e bëmë. Videoinqizimin do të emitojmë së shpejti”.
Amerikanëve me siguri nuk ju vjen mire që teknologjia e tyre, e cila strikt ruhet, të ketë rënë në duart të iranianëve dhe se iranianët kanë arritur që dronin ta demontojnë, ta hulumtojnë në detaje dhe të ndërtojnë tërësisht të ri sipas modelit amerikan. Me punën e kryer, siç transmetojnë mediat iraniane, është i kënaqur edhe lideri i Iranit, ajatullah Ali Hamnei, i cili deklaroi për media se:”sot është një ditë e ëmbël dhe e paharruar për mua”.
Ekspertët ushtarak iranian kanë porositur se kanë zbuluar teknologjinë e çmuar brenda fluturakes dhe se të njëjtën tani do të shfrytëzojnë në industrinë e vet mbrojtëse ushtarake.
Kopja e fluturakes amerikane është prezantuar në Iran në maj të këtij viti, por atëherë akoma nuk ishte në gjendje funksionale. Nga SHBA-të pas kësaj kanë porositur se nuk besojnë që iranianët do të mund të deshifrojnë tërë teknologjinë e saj në brendi të fluturakes për shkak të mbrojtësit të sigurt të montuar në të. Por lajmi se kopja e fluturakes tani edhe është duke fluturuar konfirmojnë pretendimet iraniane se teknologjia amerikane e saj me sukses është deshifruar. Iranianët në fluturaken amerikane pa pilot kanë gjet edhe shënime të rëndësishme zbulimi të cilit ishin të inçizuara ne memorien e vet fluturakes.