Liban

Zyrtari i lartë i Hezbullahut; Terrorizmi tekfirist është thjesht një e keqe

Shejh Nabil Kavuuk , Shef i Komitetit Ekzekutiv i Hezbullahut  theksoi  se terrorizmi tekfirist është thjesht një e keqe dhe një grup i cili nuk është i dobishëm për asnjë fis, sekt apo grup fetar.

 

Ai shtoi se qëllimi i planeve tekfiriste është për të stimuluar intrigat nëpërmjet pushtimit të zonave të ndryshme në Liban edhe pse është mjaft e qartë se Libani është më i fortë se Da'esh, Al-Nusrah dhe të gjitha lëvizjet e tjera Tekfiriste.

 

Autoriteti fetar libanez, Shejh Nabil Kavuuk, vuri në dukje se vendosja e Hezbullahut në Siri është një shërbim i madh për popullsinë rajonale dhe popullatën muslimane në tërësi sepse Tekfriristët janë kërcënimi i tyre i përbashkët.

 

Ai, gjithashtu, tha se përfshirja e Hezbullahut në Siri është absolutisht e dobishme për Libanin dhe ka rritur fuqinë e Libanit kundër terroristëve tekfiristë.