Kulturë

Promovimi i librit “Identiteti islam i Evropës”

Evropa identitetin e vet nuk duhet ndërtuar vetëm në krishterizëm dhe hebraizëm por duhet  të thur edhe islamizmin, i cili sipas mendimeve të intelektualëve të veçantë, por edhe fakteve historike, në hapësirat e saja ka ardhur disa qindra vite para religjioneve të cekura më parë. Pse Evropa sot nuk do të kuptoj që islamizmi dhe krishterizmi janë dy fe që duhet te respektohen reciprokisht? Për këto tema si dhe për islamofobin e zgjeruar në Evropë është biseduar gjatë promovimit të librit të Ferid Muhiqit ” Identiteti islam i Evropës” në Tivar të Malit të Zi. Edhe pse faktet historike tregojnë se Islami më parë, rreth viteve 800 të epokës së re ka ardhur në hapësirat ballkanike para krishterizmit i cili ka ardhur rreth vitit 1200, në Bashkimin Evropian të sotshëm nuk duan të pranojmë tregimin se për identitetin e kontinentit të vjetër duhet të respektohen sikurse Evropa e krishterë në të njëjtën mënyrë edhe Evropa islame.

Autor i librit ”Identiteti islam i Evropës”, njëherit edhe kryetar i Akademisë Boshnjake të Shkencës dhe Artit, prof.dr. Ferid Muhiqi thotë se askush në botën islame nuk kërkon revanshin për marrëdhënien e tillë të islamit në Evropë, por vetëm pranimin e fakteve se islami ka ndikim të rëndësishëm në zhvillimin evropian edhe përkundër promovimit të eksluzivitetit krishterë në vlerat evropiane. Por, si në të kaluarën edhe tani të jesh mysliman në sytë e Evropës nuk është gjëja më e dëshiruar. Për këtë profesori Muhiq ka treguar rrëfimin ironik në zhvillimin e tij kur ishte 9 vjeçar dhe kur për here të parë ka dëgjuar për të fortin, guximtarin në njërën anë dhe për tinëzarin dhe të pabesin në anën tjetër.

“Kam parë, për fat të keq, se i përkas në atë kategorinë e dytë, të tinëzarit dhe të pabesit, mbi të cilin çdo kush ka të drejtë ta përplas dhe feja e të cilit është e turpshme. E turpshme apo mund të themi edhe e paturpshme, dhe kjo është një fjalë e radhë në të cilin edhe pozitivja edhe negativja kanë domethënie të njëjtë. Prandaj në këtë kontekst kam kuptuar se jetoj në botën në të cilin unë jam i detyruar të jem jo vetëm defansiv, por edhe i detyruar që të ndihem dhe të tregohem  dhe të pranojë ndjenjën e zbulimit publik, se jam inferior”, thotë dr. Muhiqi.

 

Duke hyrë më thellë në arsyet e islamofobisë por edhe të marrëdhënies negative ndaj pranimit të islamit si pamje pozitive të identitetit evropian, akademiku nga Sarajeva Rusmir Mahmutçehajiqi thotë se Evropa në nivel politik ka prodhuar në kontinuitet armiq të brendshëm dhe të jashtëm.

“Në Evropë gjatë gjithë historisë të projektit politik të saj, hebrenjtë janë armiq të brendshëm teologjik me ekzistencën e armikut politik të jashtëm, e këta janë myslimanët. Në këtë mënyrë janë formuluar subjektiviteti apo identiteti evropian. Asnjëherë në asnjë periudhë, pa veprimin e fuqishëm të dekonstruimit ne nuk kemi mund të jetojmë pa këta dy armiq- atij të jashtëm politik, që janë myslimanët, dhe atij të brendshëm teologjik, që janë hebrenjtë”, ka konstatuar akademik Mahmutçehajiqi. Bashkëjetesa dhe respekti i ndërsjellë nuk ka alternativë, e islami si religjion është element kyç i traditës më të mirë, traditës së tolerancës ndaj të  gjithëve që vijnë nga fetë tjera apo religjione tjera. Porse, një kohë të gjatë janë duke forcuar qëndrimet negative ndaj islamit dhe myslimanëve në Evropë dhe botë. Për islamofobinë ka folur edhe historiani nga Mali i Zi, Sherbo Rastoder.

“Shtrohet pyetja ku është burimi dhe kështjella e islamofobisë bashkëkohore. A ekzistojnë gjasa reale që për këtë çështje të fillon të mendohet në një mënyrë tjetër radikale, në të cilin Evropa do të jetë hapësirë e mjaftueshme për të gjithë e jo vetëm për të zgjedhurit. A mundet Evropa të fitojë veten në rrugën e vetë njohjes apo prapë do ta rrezikojë dështimin e vet dhe të paguajë haraçin e ri për autizmin e vet civilizues. Përgjigje në këto pyetje ne i ofrojmë dhe po punojmë për këtë. A do të dëgjojë dikush dhe a do të pranojë, mbetet vetëm të spekulojmë. Duke gjykuar nga përvoja e gjertanishme, Evropa ka mësuar nga gabimet e veta, bile ka mësuar”, ka thënë Rastoderi.

Porosia kyçe e intelektualëve boshnjak është se islami është religjioni evropian sikurse që është krishterimi, si dhe të dy këto religjione nuk rrjedhin nga kontinenti evropian. Me këtë porosisin që myslimanët evropian nuk janë më pak evropian në kuptimin etnik nga shumica e evropianëve tjerë, të krishterë.