Izrael

Amnesty International: Izraeli ka kryer krime lufte në Gazë

16 korrik 2014, në fotografi  duken katër fëmijë të vrarë të familjes Bekri në Gaza... Amnesty International e ka akuzuar Izraelin për kryerje të krimeve të luftës gjatë luftës së kësaj vere në Gaza.  (AP Photo / Khalil Hamra)
16 korrik 2014, në fotografi duken katër fëmijë të vrarë të familjes Bekri në Gaza... Amnesty International e ka akuzuar Izraelin për kryerje të krimeve të luftës gjatë luftës së kësaj vere në Gaza. (AP Photo / Khalil Hamra)

Amnesty International të mërkurën akuzoi Izraelin për kryerje të krimeve të luftës gjatë luftës në Rripin e Gazës këtë verë, duke thënë se ai tregoi indiferencë të pashpirt në sulmet mbi shtëpinë, banesat në zonën bregdetare me popullsi të dendur.

 

Lufta në Gaza la më shumë se 2.100 palestinezë të vdekur, duke përfshirë edhe shumë civilë, sipas zyrtarëve palestinezë dhe të OKB-së.     Izraeli thotë se numri i militantëve të vrarë ishte shumë më ei lartë dhe  akuzon Hamasin për përdorimin e civilëve si mburoja njerëzore. Në anën izraelite, janë 66 ushtarë dhe gjashtë civilë të vrarë.

 

Amnesty International tha në një raport të publikuar të mërkurën se forcat izraelite vranë dhjetra civilë palestinezë, të cilat në disa raste janë krime të luftës.

 

Ministria e Jashtme e Izraelit hodhi poshtë shënimet e raportit, duke thënë se Grupi i të Drejtave me qendër në Londër injoron krimet e dokumentuara të luftës të kryera nga Hamasi.

 

Izraeli filloi operacionin në Gaza në fillim të muajit korrik në përgjigje të sulmeve në rritje me raketa në qytetet izraelite nga militantët palestinezë të Hamasit.

 

Operacioni pasoi me sulme nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor, ku trupat arrestuan anëtarë të Hamasit, në përgjigje të rrëmbimit dhe vrasjes së tre izraelitëve adoleshentë në qershor nga operativët e Hamasit.

 

Disa javë më vonë, ekstremistët hebrenj rrëmbyer dhe dogjën për vdekje një të ri palestinez në Jeruzalemin Lindor, dukshëm si  hakmarrje.

 

Gjatë 50 ditëve të luftimeve, Hamasi gjuajti mijëra raketa dhe mortaja në qytetet izraelite, duke përfshirë edhe Tel Avivin. Forcat  izraelite kryen sulme ajrore, me artileri dhe këmbësori në Gazë, pa dallim, raporton Amnesty Intrenational.

 

Izraeli thotë se ushtria ishte aq e kujdesshme për të shmangur viktimat civile, duke përmendur sistemin e saj paralajmërues për  të siguruar civilët nga sulmet.

 

Ai argumenton se për numrin e madh të vrasjeve të civilëve fajtor është Hamasi, duke e akuzuar grupin militant islamik për lëshimin e  raketave – si hakmarrje nga oborret e shkollave, qendrave të banuara dhe xhamive.

 

Raporti paraqet një model të sulmeve mbi shtëpitë e civilëve nga forcat izraelite të cilat kanë treguar një mospërfillje tronditëse për jetën e civilëve palestinezë, të cilëve nuk u është dhënë asnjë paralajmërim dhe nuk kishin mundësi të iknin, tha Luteri.