Kulturë

Kopje të Kur'anit shpërndahen në spitale të Algjerisë

Shoqata Avlad Al-Hayr në Algjeri ka shpërndarë kopje të Kur'anit të Shenjtë në mesin e pacientëve në spitale në pjesë të ndryshme të Algjerisë.  

 

Sipas gazetës Al-Habar, projekti i titulluar Kur'ani për çdo pacient, filloi me moton e bamirësisë; Motoja jonë, për të bërë bamirësi; dëshira jonë, me krijuar buzëqeshje; shkaku i lumturisë sonë, dhe Xhenneti ; ëndrra jonë .

 

Sejjid Amin, një zyrtar i shoqatës, tha se projekti Kur'anor ka filluar para një muaji në Spitalin Majo në rajonin Bab Al-Uadi të Algjerit, ky  është spitali i parë ku u dhuruan kopjet e Librit Hyjnor.

 

Ai tha se në këtë projekt tregimet Kur'anore janë të shpërndarë në mesin e fëmijëve nën moshën gjashtë vjeçare kurse për adoleshentët janë kopjet e xhuzit të 30-të të Kur'anit të Shenjtë.

 

Deri tani rreth 1.000 kopje të Kuranit të Shenjtë dhe 80 sexhade janë mbledhur për t'u shpërndarë në mesin e pacientëve në këtë vend.