Frederica Mogherini kërkon krijimin e Palestinës
Përfaqësuesja e re e sapoemëruar për politikë të jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini ka bërë thirrje për krijimin e shtetit palestinez gjatë disa viteve të ardhshme. Mogherini ka deklaruar se”Bashkimi Evropian duhet të iniciojë rolin e saj në Lindjen e Afërt”.”Për mua nuk është me rëndësi a do të njohin Palestinën, shtetet tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Do të isha e lumtur që gjer në fund të mandatit tim, i cili skadon pas 5 vitesh, që shteti Palestinez të ekzistojë” ka thënë Mogherini në paraqitjen e saj të parë para gazetarëve, e cila që prej 1 nëntorit 2014 gjendet në pozitën e përfaqësueses së politikës së jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, dhe e ka ndërruar ish kolegen e saj, britanezen Catherine Ashton.
Gjatë paraqitjes para gazetarëve, shefja e diplomacisë evropiane, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të jetë prezent në Lindjen e Afërt.” Do të ndërmarr një hap përpara në këtë moment të historisë së tyre. Fjala është për krizën e gjatë shumëvjeçare me të cilën janë rritë gjenerata e tërë e njerëzve, në 16 vitet e m’ia, e tani kam 41, kur kam filluar të mësojë politikën, atëherë kjo ishte çështje themelore”.” Në këtë kohë po marr porosi si nga ana e Izraelit, Palestinës, si dhe nga shtetet kyçe të botës arabe, dhe të gjithë shprehen me tonin e njëjtë, neve është e nevojshme Bashkimi Evropian për të lëvizur përpara”, ceku Mogherini. Për të mos mbetur e tëra fjalë boshe, për udhëtimin e saj të parë zyrtar, shefja e diplomacisë evropiane për fundin e javës e ka caktuar udhëtimin në rajonin e Lindjes së Afërt. Gjatë vizitës së saj dyditore përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian do të vizitojë Tel Avivin, Jerusalemin, Ramallahun dhe Gazën, do të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahun, ministrin e punëve të jashtme të Izraelit, Avigdor Libermanin, kreun e opozitës, Isaac Herzogun, si dhe me përfaqësuesit të lartë të pushtetarëve palestinez.
“Poashtu dua të shfrytëzojë potencialin politik të
Bashkimit Evropiane në këtë rajon, për këtë shkak udhëtimi im i pare zyrtar do
të jetë në Izrael dhe Palestinë. Veprimi i Bashkimit Evropian është vendimtare
në këtë moment kyç”, tha ajo. Bashkimi Evropian në zgjidhjen e problemit do
të miratojë trajtimin e gjerë rajonal, ndërsa zgjedhja e mundshme e çështjes
izraelito-palestineze e sheh në pajtimin e botës arabe me shtetin e Izraelit.
“Fakti se Palestinës vështirë mund të garantohet siguria, në rast se në
bisedime për themelimin e saj nuk kyçen edh shtetet arabe të rajonit. Marrëveshja
gjithëpërfshirëse e këtij lloji do të lehtësojë zgjidhjen e problemit
izraelito-palestineze”, deklaroi Mogherini.
Gjer tani pak ishte e njohur se çfarë janë qëndrimet e sakta të shefes së
diplomacisë evropiane në çështjen e Lindjes së Afërt, zyrtarët izraelit njëkohësisht
janë të kujdesshëm dhe optimist.”Më duket se është e hapur dhe e gatshme të
dëgjojë qëndrimet tona. Me të vërtetë shpresojmë se problemit do të qaset me
mendje të hapur dhe të paraqet qasje të balansuar të Bashkimit Evropian”, ka
thënë për The Times of Israel një zyrtar i lartë izraelit në kushte të
anonimitetit. Qeveria e Renzisë ishte relativisht e drejtë ndaj Izraelit dhe
nuk kemi arsye të mendojmë që Mogherini mund të devijojë nga ky drejtim.”Fakti
se për udhëtimin e parë të saj zyrtar e ka zgjedhur Lindjen e Afërt, flet
shumë”, ka thënë i njëjti burim. Por, nga ana tjetër është e nevojshme të
theksohet se përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme dhe të sigurisë e
Bashkimit Evropian, nuk e ka fjalën e fundit për sjelljen e vendimeve për
politikën e jashtme brenda Bashkimit Evropian, atë e sjellim çdo anëtare veç e
veç për vete.
Muajve të fundit, marrëdhëniet në relacionin Bashkimi Evropian-Izrael nuk janë bash të butë. Paralajmërimet për projektet ndërtimore në pozitat pas 1967, e kanë zemëruar Bashkimin Evropian e cila konsideron se planet e tilla paraqesin pengesë për arritjen e paçes. Brukseli ka treguar gatishmërinë për revizionin e marrëdhënies me Izraelin, nëse ai vazhdon me ndërtimin pas të së ashtuquajturës Linjës së gjelbër. Duke komentuar njohjen e kohës së fundit të Palestinës nga ana e Suedisë, Mogherini ka thënë se nuk mendon të përcjell shembullin e Suedisë, pasi që “ vendosja e shtetit të Palestinës është momentalisht më e rëndësishme se njohja e saj”.
“Është me rëndësi që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të pranojnë iniciativën e përbashkët dhe të fillojnë që për këtë çështje të flasin njëzëri”, përfundoi shefja e re e diplomacisë evropiane Frederica Mogherini.Burimi: Advance