Palestine

Hamasi thotë se nuk ka anëtarë të arrestuar në Egjipt

Lëvizja Palestineze e Rezistencës,  Hamas, të martën hodhi poshtë raportet e medias se disa prej anëtarëve të saj u arrestuan nga autoritetet egjiptiane për përfshirje të dyshuar në një sulm vdekjeprurës në Gadishullin e trazuar, Sinai, që ndan kufijtë me Rripin e Gazës,  tha zëdhënësi, Sami Abu Zuhri, për Agjencinë Anadolu.

 

“Këto janë trillime dhe gënjeshtra të publikuara nga disa gazeta, si pjesë e një fushate diskreditimi kundër rezistencës në Gaza dhe kundër Hamasit, tha zëdhënësi, Sami Abu Zuhri, për Agjencinë për Anadolu.

 

Ai gjithashtu mohoi njoftimet se disa anëtarë të grupit janë zhdukur në Egjipt.

 

Egjipti ka të drejtë të ruajë sigurinë e tij dhe arrestimin e kujtdo që shkel sovranitetin e tij, tha Sami Abu Zuhri. Por ne rikonfirmojmë edhe një herë se nuk ka anëtarë të Hamasit të arrestuar ose të zhdukur në Egjipt.

 

Mohimi erdhi pasi gazetat egjiptiane kohët e fundit cituan burime ushtarake, duke thënë se një numër i anëtarëve të Hamasit ishin arrestuar ose vrarë gjatë një goditjeje të vatrave militante në Sinai pas sulmit të 24 tetorit në një zonë ushtarake në gadishull.

 

Sulmi la 31 trupa egjiptiane të vdekur dhe afër një numër të barabartë të plagosur në atë që vëzhguesit thonë se ishte sulmi më vdekjeprurës për ushtrinë egjiptiane në vitet e fundit.

 

Pas sulmit, Egjipti shpalli tri ditë zie kombëtare dhe një emergjencë tre-mujore në disa pjesë të Sinait. Kryetari egjiptian, Abdel-Fattah al-Sisi, gjithashtu, urdhëroi mbylljen e vend-kalimit kufitar në Rafah deri në një njoftim të mëtejshëm.

 

Marrëdhëniet ndërmjet Egjiptit dhe Hamasit, një degë ideologjike e Vëllazërisë Muslimane të Egjiptit, u përkeqësuan kur ushtria e Egjiptit rrëzoi presidentin e zgjedhur Muhammed Mursi, në korrik të vitit 2013 pas protestave masive kundër tij.

Burimi: Middle East Monitor