Izrael

105 ish ushtarak izraelit kërkojnë paqe me Palestinezët

Më së paku 105 gjeneral në pension, ish shefa të sigurimit dhe zyrtarë tjerë të sektorit të sigurisë kanë dërgua letër kryeministrit Benjamin Natanjahut në të cilin prej tij kërkohet që të”nisë procesin diplomatik” me qëllim që të realizohet paqja me palestinezët. Edhe më herët nga ana e ushtrisë kanë ardhur sinjalet në të cilën është bërë apel për paqe në çështjen e konfliktit shumëvjeçar në mes Izraelit dhe Palestinës, por jo në këtë nivel.

 

“Ne, të nënshkruarit, komando rezervistë të ushtrisë, zyrtarët policor në pension, të cilët kanë luftuat në operacionet ushtarake izraelite, nga dora e parë dimë për çmimin e vështirë të paguar në këto luftëra...Këtu jemi prapë, tani i dërgojmë fëmijët tanë në beteja, i shikojmë si i veshin uniformat dhe shkojnë të luftojnë në operacionin luftarak të koduar me titull” Protective Edge”, ceket në letër. Të kujtojmë se operacioni”Protective Edge” ishte agresioni ushtarak i sivjetshëm izraelit në rripin e Gazës i cili ka zgjat gjithsejtë 50 ditë. Disa nga të nënshkruarit e letrës kryeministrit izraelit kanë dhënë komentet e tyre për mediat lokale duke theksuar se Izraeli ka mjete dhe forca të mjaftueshme që me të vërtet të pranojë zgjidhjen e konfliktit i cili do të bazohej në formimin e dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës.

 

“ Gjendemi në teren të rrëshqitshëm i cili çon ndaj polarizimit më të madh të shoqërisë dhe rrënjës morale nga fakti se miliona njerëz mbahen nën okupim nën deklaratën se kjo është e nevojshme për sigurinë tonë”, ka deklaruar gjenerali izraelit Eyal Ben Reuven.”Nuk ka dyshim se kryeministri izraelit kërkon të mirën, por mendoj se disa vuajnë nga një lloj i verbërisë politike e cila e qon në atë që të frikësojë neve edhe veten”, ka thënë gjenerali Eyal Ben Reuven në bisedë për gazetën Haaretz. Idenë për shkrimin e letrës kryeministrit Netanjahu e ka inicue gjenerali Amnon Reshef i cili në intervistën për media ka thënë se “është i lodhur nga luftërat çdo vit”. Ka cek se përkrah iniciativën saudeze nga viti 2002 me të cilën ofrohet paqja në mes vendeve arabe dhe Izraelit në këmbim të tërheqjes izraelite në kufijtë e vitit 1967. Letrën dërguar Netanjahut kanë nënshkruar 101 veteran të ushtrisë izraelite me grada të kolonelit apo gjeneralit. Letrën e kanë nënshkruar edhe dy ish shefa të shërbimit sekret izraelit Mossad, si dhe tre ish zyrtar të policisë kombëtare izraelite. Është e qartë se në Izrael ekziston fraksioni i forte i cili dëshiron paqe dhe se çdo ditë është më e zëshme, por kreu politik nuk ka arrit akoma në atë fazë. Letra e nënshkruar dërguar kryeministrit, vjen vetëm një javë pas deklaratës së tij se do të ndërtojë edhe 1000 objekte banesore në token e okupuar palestineze.