S. Nasrallah: Mizoritë e tekfirsave janë shtrembërimi më i madh që i është bërë ndonjëherë historisë së Islamit
Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut Sayyed Hasan Nasrallah ka pohuar se ajo që po bëjnë tekfirsat në ditët e sotme është shtrembërimi më i madh i Islamit në të gjithë historinë, pasi mjetet e komunikimit dhe mediat po i përcjellin imazhet në të gjithë botën.
Në natën e tretë të Muharremit në kompleksin Sayyed Al-Shuhadaa në periferinë jugore të Bejrutit, Sayyed Nasrallah theksoi se sjellja e takfirsave i largon jomuslimanët nga Islami, duke shtuar se ata vrasin, presin dhe i bazojnë mizoritë e tyre në hadithe të shpikura të Pejgamberit.
“Tekfirsat i paraqesin muslimanët si një grup të etur për gjak,” tha Sayyed Nasrallah. “Kjo shenjtëron këtë koncept të falsifikuar në lidhje me Islamin.”
Shkelqësia e tij vuri në dukje se mendimi i tekfirsave është i bazuar nëderdhjen e gjakut, vjedhjen e pronës dhe shkeljen e nderit të të gjithë atyre që janë ndryshe (nga ata).
“Mendimi tekfirist lindi në botën arabe
rreth 200 vjet më parë. Ishte i pajisur me anën financiare dhe mbështetje
qeveritare, e që më pas themeluan universitete, shkolla, gazeta, dhe shtëpi
botuese, në mënyrë që të përhapin konceptet e tyre në të gjithë botën.”
“Islami, kombi dhe shoqëritë islame po kërcënohen nga këto mendime tekfiriste,
shkaqet e të cilave duhen të diskutohen, e jo efektet.”
Sayyed Nasrallah bëri thirrje që të mbrohet
Islami. Klerikët Suni dhe Shiitë duhet të përcjellin realitetin e Islamit me zë
të lartë në mbarë botën.
Lideri i Hezbollahut thotë
se ballafaqimi me tekfirsat duhet të jetë në rradhë të parë kulturor,
intelektual dhe shkencor.
Sayyed Nasrallah gjithashtu bëri thirrje që të
parandalohet përhapja e këtij trendi, duke e konsideruar Arabinë Saudite si përgjegjësen
kryesore për këtë, e cila duhet të mbyllë shkollat nga ka dalë kjo ideologji
tekfiriste.