Liban

Peshkopi George Saliba shtjellon Nehxh ul Belaga-n e Imam Aliut

Peshkopi i Xhabal Amel-it, Liban, George Saliba, një anëtar i  Qendrës Ndërkombëtare Dohas për Dialog Ndërfetar, thotë se ai e miraton propozimin për të diskutuar librin e Imam Aliut, Nehxh ul-Belaga (Shtegu i Elekuencës) në këtë qendër.

 

Peshkopi Saliba, si shkrimtar, ka më shumë se 25 libra në karierën e tij dhe një artikull mbi ”Nehxh ul Belaga-n cili u paraqit në Kongresin e Pestë Ndërkombëtar të Baran Kadirit në Iran.  

 

Unë respektoj statusin e Sejjid Raziut i cili ka hartuar këtë libër  elegant ( Shtegu i Elekuencës) dhe po të mos ishin përpjekjet e tij, shumë hadithe dhe vërejtje të bëra nga Imam Aliu (a.s.)  mund të humbëshin. E kam lexuar këtë libër që në fëmijëri dhe ka edicione të ndryshme të librit ‘Nehxh ul Belaga’, tha ai.

 

Siç sugjeron emri, ”Nehxh u-Belaga” (Shtegu i Elekuencës) ky libër ka lidhje me metodat e elokuencës dhe retorikën, por më e rëndësishmja është se si të jetojmë si  njeri, kush tjetër, përveç Imam Aliut mund të na mësojë si të bëjmë këtë, deklaroi peshkopi George Saliba.

 

Në vende të tjera në fjalën e tij,  Peshkopi, George Saliba, tha:

 Gjatë Halifatit të Imam Aliut të krishterët dhe muslimanët gëzuan marrëdhënie të mira dhe të krishterët jetonin në paqe. Rruga e Imam Aliut është rruga e etikës, themeli i vërtetë i fesë dhe zemërgjerësisë.

 

Në Qendrën Ndërkombëtare Doha për Dialog Ndërfetar, ne nuk kemi mbajtur ende një program për Nehxh ul Belaga-n, por unë me siguri do të propozojë atë si një temë për diskutim, shtoi ai.

 

Nehxh ul-Belaga është përmbledhja më e famshme e predikimeve, letrave, tefsireve (komenteve) dhe haditheve që i atribuohet Imam Aliut (a.s.). Kjo vepër përfshin 241 predikime, 79 letra, dhe 489 fjalime.