Amerike

Raport i ri: 40.000 amerikanë vrasin veten çdo vit

Ura Golden Gate në San Francisko, Kaliforni, ku kanë ndodhur rreth 1.600 vetëvrasje gjatë viteve.
Ura Golden Gate në San Francisko, Kaliforni, ku kanë ndodhur rreth 1.600 vetëvrasje gjatë viteve.

Afër 40.000 amerikanë vrasin veten çdo vit për shkak të sëmundjeve mendore dhe vështirësive të tjera, vdekje tronditëse, por kryesisht të injoruara nga vendi ku ndodhin, sipas një raporti të ri.

 

Një vetëvrasje në Shtetet e Bashkuara ndodhë në çdo 13 minuta, një krizë shëndetësore që zyrtarët amerikanë dhe publiku janë pothuajse të vetëkënaqur, sipas një raporti të publikuar të premtën në USA Today.

 

Edhe pse vetëvrasjet në SHBA kanë rënë përgjysmë që nga viti 1991, shkalla e vetëvrasjeve vazhdon ngjitje, që tregon se amerikanët kanë më  shumë gjasa për të vrarë veten se sa njëri-tjetrin, tha raporti.

 

Rreth 90 për qind e vetëvrasjeve ndodhin në mesin e amerikanëve që vuajnë nga sëmundje mendore, thuhet në raport, i cili është pjesë e një serie me tregime nga USA Today gjatë këtij viti që eksploron 10 milionë amerikanë me sëmundje mendore që vuajnë nga pakujdesja dhe kostoja e lartë.

 

Raporti tha se komuniteti amerikan shëndetësor mbetet në mëdyshje se si të merren me vetëvrasjet në masë të madhe për shkak se publiku amerikan, si dhe qeveria federale, kurrë nuk kanë qenë serioze në lidhje me gjetjen e një zgjidhje për këtë krizë.

 

A ka lloj përpjekje të përbashkët (për vetëvrasje) që është  bërë me HIV, me kancerin e gjirit, me sëmundjen Alzheimer, me kancerin e prostatës? pyet Christine Moutier, zyrtarja më e lartë mjekësor për Fondacionin Amerikan për Parandalimin e Vetëvrasjes. Kurrë nuk ka patur përpjekje të përbashkët.

 

Aktualisht vetëvrasja është shkaku i 10-të i vdekjes dhe dhe vrasësi i  dytë kryesor për njerëzit që janë rreth moshës 15-34 vjeçare, sipas statistikave nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

 

Çdo vetëvrasje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kushton përafërsisht 1 milionë dollarë për shpenzimet mjekësore, për punën e humbur dhe traumat emocionale që sjelë mesatarisht tek 10 njerëz të tjerë, kështu vlerëson Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).