Jemeni

Jemeni ndryshon drejtim. A do të dalë një bastion iranian pranë hyrjes së Detit të Kuq?

Instituti për Çështje Bashkëkohore
I themeluar bashkë me Wechsler Family Foundation

Vol. 14, Nr. 32       7 tetor, 2014

·         Muajin e kaluar, Sana’a, kryeqyteti i Jemenit ishte transformuar. Në një zhvillim revolucionar, shiitët zejdi nga klani i Houthëve morën kontrollin e Sana’as.

 

·         Pavarësisht se shiizmi zejdi që praktikohet në Jemen ndryshon nga shiizmi që praktikohet në Iran, në vitët e fundit, Irani ka kërkuar që t’i marrë zejditë në krahët e vet. Vitin e kaluar u ndalua një anije me armë, e cila ishte drejtuar për në Jemen.

 

·         Gjatë tre viteve të fundit Huthët janë mbledhur si një forcë luftuese dhe lëvizje politike. Ka pasur raportime të herë pas hershme se Houthët janë trajnuar nga Garda Revolucionare Iraniane dhe nga Hezbollahu, të cilët më pas i kanë rekrutuar që të luftojnë për ta në luftën civile në Siri.

 

·         Marrja e kontrollit në Jemen është i rëndësishëm për komunitetin ndërkombëtar; rëndësia e saj shkon përtej të ardhmes së Jemenit. Për më tepër,  një Jemen i kontrolluar nga houthët mund të evolojë në një forcim të Iranit në shkallë të gjërë në të ardhmen dhe të kërcënojë lirinë e lëvizjes nëpërmjet ngushticës Bab al Mandab, porta për në Detin e Kuq, një rrugë detare jetike mes Europës dhe Lindjes së Largët.

 

Muajin e kaluar, Sana’a, kryeqyteti i Jemenit ishte transformuar. 26 shtatori duhej të shënonte 52-vjetorin e revolucionit të vitit 1962 që rrëzoi – pas një luftë civile të përgjakshmë 8-vjeçare – imamin zejdi Muhamed el-Bedr. Muahmed el-Bedr ishte mbreti i fundit i Mbretërisë së Mutawakkiliteve të Jemenit, e krijuar në vitin 1918 dhe e njohur gjërësisht si “imamati.”

Në vend të kësaj, në një zhvillim revolucionar, shiitët zejdi nga klani i Houthit, të njohur gjithashtu edhe si Ansar Allah (Ndihmuesit e Allahut), morën kontrollin e Sana’as. Klani i Houthëve, nga veriu i Jemenit, nuk mbështetet nga të gjithë zejditë.

 

Kush janë zejditë e Jemenit dhe pse janë të rëndësishëm në hartën gjeopolitike të Lindjes së Mesme?

 

Zejditë, të njohur edhe si “pesëshet,” përfaqësojnë një degë të shiizmit që ndryshon nga shumica e Islamit shiit. Ndërkohë që shumica e shiitëve ndërojnë Imamin e Dymbëdhjetë, i cili ishte pasardhës i Aliut (Kushëriri dhe dhëndri i Profetit Muhamed), zejditë respektojnë një linjë të ndryshme të vazhdimësisë së imamllëkut (imamatit). Ata kanë zgjedhur Zejd ibn Ali (e jo vëllain e tij) pas vdekjes së katër imamëve.

 

Edhe pse shiizmi zejdi i praktikuar në Jemen ka ndryshime që e dallojnë nga shiizmi i dymbëdhjetë imamëve i praktikuar në Iran, vitet e fundit Irani ka kërkuar që t’i marrë “pesëshët” në krahët e tij. Thuhet se një lider kryesor zejdi, Hussein Bader al-Din al-Houthi, i vrarë më vitin 2004, i cili nisi atë që njihet si “Revolta e Houthëve,”  vizitonte shpesh qëndren shiite iraniane në Qom.1

 

Nga viti 2007, qeveria e Jemenit ka akuzuar Iranin dhe Libinë se po furnizojnë me armë rebelët zejdi.

Një nga dishepujt e  Hussein al-Houthit tha në një intervistë në vitin 2009 se lëvizja Houthi ishte ndikuar fetarisht dhe ideologjikisht nga Irani. Ai pohoi se pasardhësi i Hussein Bader al-Din al-Houthit, Abdel-Malek al-Houthi, kishte lidhje të afërta me Liderin Suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei.2

 

Rajoni i Sa’adah, ku janë të përqendruar zejditë, është i vendosur përgjatë kufirit verior të Jemenit me Arabinë Saudite, duke e bërë atë një urë ideale të fushatës iraniane për

një përmbysje të Sauditëve.

 

Në vitin 2009, presidenti i Jemenit Abdullah Saleh dërgoi trupat jemenase në qarkun e Sa’adah për të frenuar aktivizmin e Huthëve dhe për të përmbajtur fuqinë e lëvizjes. U përdorën me mijëra ushtarë jemenas, tanke dhe avionë luftarakë. Një ndërmjetësim i Katarit për armëpushim nuk u zbatua, por u nis një operacion i ri ushtarak. Nga viti 2010, dukej se qeveria e Jemenit po ecte mirë në rrugën e saj për të vënë poshtë rebelimin.

 

Destabilizim i brendshëm

 

Në vitet e fundit, qeveria e Jemenit ka vuajtur nga pakënaqësitë e mëdha popullore pas dështimit për të zgjidhur rritjen e çmimit të karburantit. Ajo ka vuajtur nga paaftësia dhe përformanca e dobët. Këtë verë, pasi qeveria preu subvencionet e karburantit, shpenzimet e karburantit u rriten me 90 për qind. Lideri i Houthëve Abdulmalek Al-Houthi ringjalli fuqinë e lëvizjes Houthi me goditje të organizuara, protesta paqësore, madje edhe me anë të përleshjeve të armatosura për të destabilizuar qeverinë qendrore. Al-Huthi arriti të marrë mbështetjen popullore dhe të delegjitimojë çdo ndërhyrje të ushtrisë. Forcat e tij ishin në gjëndje të sulmonin dhe të merrnin nën kontroll kryeqytetin Sana’a më 23 shtator pa ndonjë rezistencë të madhe. Në fakt, burimet jemenase deklaruan se komanda e ushtrisë kishte bashkëpunuar në një farë mënyrë me Houthët dhe kishte dhënë urdhër për të ndaluar rezistencën dhe për t’u transferuar të kampet e Houthëve.” 3

 

Me një lëvije të shpejtë, të krahauseshme me marrjen e qytetit iraken të Mosulit nga Shteti Islamik, Houthët morën nën kontroll objete të rëndësishme qeveritare. Morën nën kontroll aeroportin ndërkombëtar, bombarduan shtëpitë e zyrtarëve qeveritare dhe atyre ushtarakë dhe zëvendësuan predikuesit e paguar nga qeveria në xhamitë lokale me predikuesit e vet. Edhe pse al-Houthi nënshkroi një marrëveshje me qeverinë, më mijëra houthë të armatosur janë akoma në kryeqytet, duhe ruajtur pika kontrolli, hyrjet e ndërtesave qeveritare dhe duke mbajtur nën kontroll institucione qeveritare dhe financiare.4

 

Si pasojë, kryeministri Mohammed Basindwa dha dorëheqjen, dhe sipas disa raportimeve, komitetet popullore po mbikqyrin ministritë, veçanërisht ministrinë e financave. I gjendur nën presion, presidenti i Jemenit,  Abd-Rabbu Mansour Hadi ra dakord që të caktonte houthin Saleh el-Samad si këshilltarin e tij të ri. Për të treguar një gjest më të madh për publikun, qeveria pranoi të ulë çmimin e karburantit me 25 për qind, duke u tërhequr nga vendimi për të ngritur çmimet. 5

 

 

Sfondi i ngritjes së lëvizjes së Houthëve

 

Udhëheqësi aktual i huthëve, Abdel-Malek al-Houthi ka lindur në vitin 19826 në krahinën veriore të Sa’adah. Ai ishte më i vogli prej tetë vëllezërve dhe u rrit nën hijen e të atit, Badreddin al-Houthi, një dijetar i njohur jemenas i minoritetit të sektit shiit zejdi (zejditë, shumicë në Sa’adah, përbëjnë afërsisht 30 për qind të popullsisë).

 

Sipas profesorit Ahmed Addaghashi, autor i “Huthët dhe e ardhmja e tyre politike dhe ushtarake” (Houthis and their Political and Military Future.7 ), lëvizja Houthi nisi në fillim të viteve ’90 kryesisht si një lëvizje fetare që perdikonte paqe dhe tolerancë. Houthët në fillim patën një vizion kulturor dhe edukues mjaft tolerant. Houthët, një grup fetar i lidhur me sektin shiit të zejdive, sot kanë nën kontroll provincen veriore të Sa’adah.

 

Lëvizja u nda në dy fraksione të brendshme; i pari bëri thirrje për më shumë hapje, ndërsa i dyti kërkoi që t’i përmbaheshin trashëgimisë tradicionale të sektit shiit, shpjegoi profesor Addaghashi. Hussein Bader Addian al-Houthi, themeluesi i grupit, në fillim u shfaq në favor të linjës së moderuar. Por qëndrimi i tij ndryshoi më kalimin e kohës. Padyshim, shumë zejdi ishin të ndikur nga Revolucioni Islamik në Iran. Një gazetar saudit vuri në dukje se Hussein Bader Addian al-Houthi ka shkruar një libër ku një kapitull i tërë i kushtohet Ayatollah Khomeinit, dhe ku duke lavdëruar “standardet dhe karakterin e tij hyjnor. ”8

 

Grupi kapi armët në vitin 2004 për vetëmbrojtje kur filloi lufta e parë me qeverinë. Tensioni mes forcave jemenase të sigurisë dhe Houthëve u rrit kur mbështetës të grupit protestuan në xhami në kryeqytetin Sana’a. Presidenti i atëhershëm i pa këto protesta si sfidë ndaj pushtetit të tij. Saleh urdhëroi arrestimin e disa anëtarëve të grupit, dhe urdhëroi liderin e tyre të atëhershëm  Hussein Bader Addian al-Houthin për të ndaluar protestuesit që të mos shqetësonin adhuruesit.

 

Hussein, një themesues i Houthëve në vitin 2004 dhe një anëtarë i parlamentit, ishte një kritik i madh i presidentit Saleh dhe qëndrimit të tij pro-amerikan pas 11 Shtatorit. Qeveria e akuzoi liderin e Houthëve se po hapte qëndra fetare të pa autorizuara dhe se po instalonte një teokraci në veri të vendit. U ofrua një shumë prej 55 mijë dollarësh për kapjen e Husseinit. Gjithashtu u nis edhe një operacion ushtarak për të shtypur rebelimin e dyshuar në veri. Hussein al-Houthi u vra në vitin 2004. 9

 

Pas vdekjes së Husseinit, Abdel-Malek al-Houthi i thirr për të drejtuar fushatën ushtarake kundër qeverisë. 23-vjeçari tregoi se ishte një komandant i fortë dhe një takticien i aftë. Duke përdorur njohuritë e tij për malet e Sa’adah dhe stuhitë e rërës, al-Houthi u bëri ballë sulmeve të forcave të qeverisë. Kur vdiq babai i tij në vitin 2005, al-Houthi i bë lideri i lëvizjes. Por, sipas disa analistëve, vetëm kur filloi Pranvera Arabe në vitin 2011, ai filloi të merrte rolin si lider.

 

Al-Houthi është krahasuar shpesh me karizmatikun Hasan Nasrallah, liderin e Hezbollahut. Al-Houthi ka mbledhur pas vetes një numër të madh të rinjsh, njerëzish të devotshëm, të cilët e shohin atë si një figurë fetare dhe autoritet politik. Në atë kohë, ai ishte ankuar për diskriminimin sektar dhe social. Ankesa kryesore e minoritetit shiit zejdi që përbën rreth 40 për qind, 10 është bindja e Houthëve se identiteti i tyre fetar zejdi ka qënë në kërcënim nga përhapja e selelefizmit në Jemen. Vitet e fundit, Houthët janë bërë më radikalë. Ndoshta për shkak të kohës së kaluar na Qom, Iran në mesin e viteve ’90 të liderit të atëhershëm Hussein al-Houthit. Ai u kthye në Jemen  për të udhëhequr një një aktivizëm më agresiv.

 

 

Dimensioni ndërkombëtar i konfliktit në Jemen

 

Presidenti Ali Abdullah Saleh, i cili ironikisht është edhe vet zejdi, ka bërë gjashtë luftra kundër Houthëve që nga viti 2004, të cilat kanë pasur pasoja shkatërrimtare për popullsinë zejdi në veri të Jemenit, veçanërisht për Houthët në Sa’adah. Kjo rriti mbështetjen për Houthët edhe në mesin e disa sunive në Jemen. Saleh gjithashtu krijoi partneritet me selefijtë dhe ish-xhihadistët, të cilët ishin krejtësisht kundër shiizmit, duke ndihmuar këhtu rritjen e grupeve ekstremiste. Ai në të vërtetë kurrë nuk e ka penguar rritjen e Al-Kaedës në Jemen. 11

 

Houthët janë fuqizuar si forcë luftuese dhe si lëvizje politike në tre vitet e fundit. Ata përfituan  nga vakuumi i sigurisë i krijuar nga kryengritjet në vend në kontekstin e “Pranverës Arabe” duke shfrytëzuar bllokimin politik që pasoi. Megjithatë, gjatë ballafaqimit të tyre me qeverinë, Houthët kanë shtuar shumë armiq në Jemen, sidomos në mesin e Sunive Selefij/forcave islamiste, ushtrisë dhe fiseve jemenase.

 

Rivali politik i Houthëve, partia Islah, ka akuzuar Houthët se janë surrogatë të iranit, të cilët përrpiqën të rivendosin imammllëkun zejdi që ka sunduar Jemenin deri në vitin 1962. Islah, vazhdimisht e ka akuzuar lëvizjen se po krijon trazira në Amran dhe rajone të tjera, si pjesë e një plani për ta marrë kontrollin e kryeqytetit, Sana’a.

 

Ky dyshim në lidhje me ndikimin e Iranit mbi Houthët ka lindur nga zhvillimet e fundit. Më 23 janar 2013, Roja Bregdetare e Jemenit kapi Jihad 1, një anije me armë, e cila mbante 40 ton furnizime ushtarake nga Irani për rebelët Houthi. 12 Në atë kohë, burime diplomatike të Jemenit e akuzuan Gardën Revolucionare Iraniane se po trajnonte rebelë Houthë në ishujt e Detit të Kuq që i përkisnin Eritreas.13 Në maj të 2013-ës, pro-sauditët Asharq al-Aësat raportuan se qindra rebelë houthë janë rekrutuar nga Irani dhe Hezbollahu për t’u trajnuar për operacione në luftën civile në Siri, kur pritej që ata të luftonin në anën e presidentit të sulmuar të Sirisë, Bashar al-Assad. 14 Gjithashtu, edhe në muajin shtator të 2014-ës janë publikuar raporte për ndihmën e Gardës Revolucionare Iraniane dhe Hezbollahut ndaj Houthëve në Sana’a. 15

 

Që nga tetori i vitit 2013, kjo rritje e armiqësisë mes zejdive dhe sunive ka shënuar një luftë në shkallë të kufizuar, e cila ka çuar më pas në një konflikt të armatosur mes Houthëve dhe Selefijve në Dammaxh, në rajonin e Sa’adah me një shkollë selefije të rëndësishme. Luftimet u zgjeruan në rajone të ndryshme në veri, duke tërhequr fise, klane familjesh të shquara, anëtarë të partisë Islah, e po ashtu edhe trupa qeveritare. Kontrolli i kryeqytetit nga Houthët dhe marrja e shumicës së intritucioneve selefije nga Houthët – marrja e bazës së partisë Islah, shkatërrimi i shtëpive të liderëve të shquar – universitetit al-Imam, që përfaqëson fortesën e klerikut selefij Abdul Mexhid ez-Zindani; marrja e kontrollit të bazës së Divizionit të Parë të Armatosur nën kontrollin e gjeneralit Ali Mohsen al-Ahmar – janë shenja të qartë se kush e ka fituar betejën për kryeqytetin. 16

 

Ardhja e Houthëve është një pikë kthimi në historinë e Jemenit, dhe ky problem pa dyshim nuk është një çështje e Jemenit. Në të vërtetë, ngjarja është në interes të bashkësisë ndërkombëtare, meqë domethënia shkon përtej të ardhmes së Jemenit. Kryengritja në vend e Al-Kaedës së Gadishullit Arabik (AQAP) dhe rritja e lëvizjeve separatiste në jug, shpërndarja e pushtetit ka pasoja ndërkombëtare. Një dobësim i mëtejshëm i shtetit, i cili tashmë ka vetëm një kontroll të kufizuar jahtë kryeqytetit, lë hapsirë për Al-Kaedën për të kërkuar më shumë territor në vend.

 

Lufta e Ftohtë mes Arabisë Saudite, Iranit dhe aleatëve të tyre përkatës, dhe një ribalancim i fuqisë dinamike Suni-Shija në vend, ka pasoja rajonale, pavarësisht faktit se Jemeni nuk ka një histori të lidhur me llojet e sektarizmit, që aktualisht po e ndajnë Sirinë dhe Irakun.

 

 

Jemeni dhe Deti i Kuq

 

Konflikti në Jemen ka gjithahtu një dimension të rëndësishëm strategjik. Ndërkohë që në vitet e fundit vëmendja ndërkombëtare ka qënë e drejtuar nga kërcënimi iranian për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit e cila lidh Gjirin Persik me Oqeanin Indian, diskursi publik në komunitetin ndërkombëtar nuk ka qënë i fokusuar në Ngushticën Bab al Mandeb në bishtin jugor të Jemenit, i cila ka shërbyer si dalje për në rajonin e Detit të Kuq për shumë vite. Një Jemen i kontrolluar nga Houthët mund të evolojë në një forcim të Iranit në shkallë të gjërë në të ardhmen, duke kërcënuar lëvizjen e lirë në rrugët detare jetike mes Europës dhe Lindje së Largët. 17

 

Ministri i brendshëm i Këshillit për Bashkëpunimin e Gjirit (GCC) ka parlajmaruar se organizata nuk do të rrijë duarkryq duke vëzhguar ngjarjet në Jemen. 18 Ata e kanë theksuar më përpara se siguria e Republikës së Jemeni është pjesë e sigurisë së Këshillit (GCC), por në vend që të shkojnë në luftë, mundësia e vetme për GCC është mbështetja e forcave anti-Houthe. Megjithatë, vendet e Gjirit që duan të ndihmojnë jemenasit janë relativisht të pafuqishëm. Nuk kanë anjë prani në tërren e as nuk kanë ndonjë aty në shërbimin e tyre. Ata nuk mund të bëjnë një luftë kunër Houthëve, të ngjashme me atë të ISIS-it në Irak dhe Siri.

 

Situata e GCC në Jemen është veçanërisht e vështirë pasi për dekada GCC është mbështetur gjithmonë në ndihmë ekonomike dhe politike vetëm për të ushtruar ndikimin e saj. Shtete e Gjirit vendosen të dëgjojnë kërkesat e popullit dhe binden presidentin e atëhershëm Ali Abdullah Saleh që të jepte doreheqjen pas trazirave të vitit 2011, pas një sundimi tiranik 33-vjeçar. Ata patën sukses në parandalimin e anarkisë dhe vrasjeve ndërmjet palëve të ndryshme. Ata mbështetën projektin për një qeveri tranzitore, derisa populli i Jemenit të mund të zgjidhte liderin e vet.19

 

Me marrjen e kontrollit nga Houthët, alternativat e GCC janë të kufizuara. Ndërhyrja e drejpërdrejtë ushtarake nuk po merret në konsideratë dhe opsionet janë të kufizuara. Një zgjidhje politike mbetet opsioni më i mirë për të sjellë sëbashku forcat e ndryshme në Jemen e për t’i bashkuar ato kundër Houthëve dhe Al-Kaedës, duke adoptuar një projekt politik që përjashton rebelët dhe mbështetësit e tyre e që i ndëshkon ata ekonomikisht. Opsioni i dytë që mund të përforcojë të parin, do të ishte mbështetja ndaj ushtrisë në Jemen dhe ristrukturimi i saj, duke e armatosur, në mënyrë që të jetë e aftë të rimarrë qytetet nga Houthët.20

 

Duke pasur këtë sfond në mendje, shkrimtari jemenas Khalid Al-Karimi21 kohët e fundit shkruajti: “Është e vështirë të imagjinosh një Jemen më të dobët se vendi që jemenasit lanë pas kryengritjeve të Pranverës Arabe në vitin 2011 që çoi në fundit e sundimit të Ali Abdullah Saleh.” Saleh, i cili i vendoi rivalët dhe aleatët e tij kundër njëri-tjetrit, shihet akoma si një nga lojtarët politik më të fuqishëm në vend. Nisma e Këshillit të Gjirit për Bashkëpunim (GCC) që i dha fund kryengritjes dhe hartoi planin për tranzicionin politik të vendit, i garantoi Salehut imunitet të plotë nga përsekutimi dhe nuk përcaktonte emigrimin si pjesë të marrëveshjes,” shpjegoi Al-Karimi. “Në fakt, ish-partia udhëheqëse e Salehut, Kongresi i Popullit (GPC), ka siguruar gjysmën vendeve në parlament, si pjesë e marrëveshjes së tranzicionit, ndërsa gjysma tjetër iu dha partive opozitare.”

 

Bashkësia ndërkombëtare e ka marrë lajmin e trazirave të fundit në Jemen me një farë mase indiference. Me përjashtim të disa njoftime për shtyp nga disa vende perëndimore “që shprehnin shqetësim” për situatën në terren, marrja e kontrollit ka kaluar me heshtje. Shtetet e Bashkuara, Europa dhe aleatët e tyre janë shumë të zënë duke luftuar me lëvizjet xhihadiste në Irak dhe Siri, ndërkohe që Ukraina dhe epidemia e Ebolës kanë tërhequr vëmendjen e botës.

 

Megjithatë, në terren, me sa duket Al-Kaeda është i vetmi grup që është alarmuar seriozisht për zgjerimin e Houthëve. Më 28 shtator, një sulm vetvrasës më bombë vuri në shënjestër një grup Houthi afër spitalit në Marib, duke vrarë 15 vetë e duke plagosur të paktën 50 të tjerë. Një javë më përpara, një sulm vetvrasës me bombë shënjestroi shtëpinë e një figure udhëheqëse houthi në Sa’adah. Al-Kaeda (e Gadishullit Arabik) mori përsipër të dyja sulmet. 22

 

 

Disa skenarë të mundshëm për Jemenin

 

Në një analizë për skenarin e të ardhmes së Jemenit, Abdulbari Atwan,23 botues i gazetës dygjuhëshe (anglisht-arabisht) Al-Rai Al-Youm sugjeroi katër opsione:

 

a.       Houthët mund të marrin pushtetin dhe të kthejne udhëheqjen e imamllëkut, si para revolucionit të vitit 1962.

 

b.      Jemeni mund të përfundojë me një teokraci ta stilit iranian: Abdulmalik Al-Houthi mund të behet lideri suprem, sipas imazhit të Ali Khameneit në Iran. Ky skenar i referohet lidhjes mes Iranit dhe Houthëve. Ata janë akuzuar se i kanë furnizuar rebelët me armë, mbështetje financiar dhe trajnime. [të paktën dy iranianë bashku me dy libanezë janë liruar këtë javë pasi ishin akuzuar se kishin trajnuar luftëtarët Houthë. 24 ]

 

c.       Presidenti aktual Abd Rabbo Mansour Hadi mund të behët një president kukull në shërbim të Houthëve, duke mbajtur titullin e tij në mënyrë formale, por duke marrë urdhra nga Houthët, të cilët do të ishin vendimmarrësit e vërtetë.

 

 

d.      Kaos dhe shpërbërje e shtetit. Houthët nuk kanë asnjë interes të udhëheqin jugun në mes të një lëvizje separatiste në rritje. Prandaj, Houthët në këtë skenar do t’i jepnin jugut pavarësi e do të fokusoheshin në veri dhe në zonat në kufi me Arabinë dhe Detin e Kuq. Nga katër skenarët, i katërti është më i mundshmi.

 

Në të vërtetë, pavarësisht se nuk ka asnjë histori sektarizmi si shumë vende të tjera arabe në rajon, Jemeni mund të ndjek rrugën e vendeve të tjera të Pranverës Arabe si Siria, Iraku dhe Libia. Konflikti i tanishëm në Jemen është nje shprehje tjetër e luftës sektare që po shkatërron shtetet heterogjene në Lindjen e Mesme dhe mund të shohë paraqitjen e armergjente të subjekteve te reja politike të bazuara në Islamit Politik dhe në disa raste të bazuar në vija etnike dhe sektare.