Fe

Muslimanët e nderojnë Jezusin

“Të krishterët duhet të dinë se sa e nderon Islami Jezusin. Nderimi i muslimanëve ndaj Jezusit është më i madh se te krishterët e hershëm.”

 

 Krijuar në vitin 1969, Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) do të jetë Zëri kolektiv i Botës Muslimane, duke punuar për të ruajtur dhe mbrojtur interesat e Botës Muslimane në frymën e promovimit të paqes dhe harmonisë ndërkombëtare.

 

Me 57 shtete anëtare, ajo përfaqëson praktikisht të gjitha vendet muslimane, dhe vendet me pakicat myslimane, me përjashtimin e  Indisë. Edhe pse India ka rreth 12% (rreth 183 milionë) të popullsisë muslimane në botë, ajo është bllokuar nga Pakistani nga bashkimi me Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OIC).Një vend tjetër, me një shumicë muslimane, këtë herë mungon në organizatë është Siria, e cila u përjashtua. Observer i Ri i Organizatës  për Bashkëpunimin Islamik  në BE- është ambasadori Arif Mammadov nga Azerbajxhani.

 

Evropa e Re e pyeti Arif Mammadovin nëse organizata sot, ende do të quhet Islame, dhe jo thjesht Muslimane, duke pasur konotacione negative që ka marrë termi Islam që nga themelimi i saj, duke u shoqëruar sot me fundamentalizëm dhe militantizëm.  

 

Arif Mammadov: Jo, unë mendoj se ne ende do të quajmë veten Islame, edhe sot, duke qenë se Islami është pika kryesore e referencës këtu, dhe se Islami është fe e përsosmërisë, fe e paqes. Ne nuk kemi  frikë nga stereotipet rreth Islamit. Duke mbajtur  termin Islamike në emër, ne jemi duke dhënë një mesazh të paqes. Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OKI) është organizata e dytë më e madhe në botë pas Kombeve të Bashkuara.  Në fillim, pika kryesore ishte çështja e Palestinës.

 

Europa e Re: Ju e quani atë një fe e paqes, por ne e shohim se Islami është përfshirë në shumë konflikte sot.

 

Arif Mammadov: Ju e dini, padrejtësitë mund të marrë shumë forma, dhe njerëzit janë shtyrë për të rezistuar. Rezistenca e tyre ndonjëherë mund të marrë një formë të dhunshme. Të reagosh është njerëzore.   

 

Europa e Re: Organizata e Bashkëpunimit Islamik është organizata e dytë më e madhe në botë, ajo bashkon vendet që praktikojnë të gjitha llojet e islamit, sunnitët si dhe Shi’itët.  A nuk ka aty tensione të brendshme?

 

Arif Mammadov: Po, sigurisht, Irani është anëtar, por edhe Azerbajxhani, vendi im, ku gjysma e popullsisë janë Shia. Ndarja e praktikuar midis llojeve të ndryshme të Islamit është artificiale dhe e tepruara. Selia e Organizatës për Bashkëpunimin Islamik është në Xhedda, në afërsi të Mekës, dhe kjo është duke i dhënë asaj një autoritet shtesë. Tërë Ummeti është nën strehën e Organizatës për Bashkëpunimin Islamik, Azia Qendrore, Irani, Kaukazi, Afrika, dhe të gjitha vendet e Ligës Arabe.  

 

Evropa Re: Si e shihni tani parashikimin për përplasjen e qytetërimeve në këtë shekull, një konflikt midis Perëndimit dhe Islamit?

 

Arif Mammadov: Unë nuk besoj në teorinë e Huntington-it për Përplasjen e Qytetërimeve. Ata që e pëlqen këtë lloj të teorisë janë të njëjtë me ata që shpërndajnë teoritë e konspiracionit. Është e vërtetë se në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë çdo gjë duket tani e djegur dhe katastrofë.

 

Siguria dhe e ardhmja e botës varet se si Islami, Judaizmi dhe Krishtërimi mund të jetojnë së bashku. Këto tri religjione monoteiste kanë shumë të përbashkëta...  

 

Europa e Re: Popujt e Librit.

 

Arif Mammadov: Pikërisht, Ithtarët e Librit. Jezusi është profeti më i nderuar në Kur’an, pas Muhammedit. Në Kur’an, Jezusit i është dhënë Frymën e Shenjtë. Kurse, vetëm Adamit (Hz.Ademi a.s.) qenia e parë njerëzore, të cilit Zoti i dha frymën e Shpirtin e Shenjtë.  

 

Evropa Re: Dhe sipas Kur’anit, Jezusi do të vijë në fund të Botës si një gjyqtar ...

 

Arif Mammadov: Pikërisht. Të krishterët duhet të dinë se sa Islami e nderon Jezusin. Nderimi i muslimanëve ndaj Jezusit është më i madh se te krishterët e hershëm. Të krishterët, muslimanët dhe çifutët kanë jetuar gjithmonë në harmoni në Tokën e Shenjtë. Por për të shmangur përplasjen e qytetërimeve, ne duhet të zgjidhim çështjen palestineze.  

 

Evropa e Re: Le të shpresojmë se kjo ndodh para ardhjes së dytë të Krishtit.

 

Arif Mammadov: Unë jam i bindur se do të ndodhë.