Palestine

50 shtete do të marrin pjesë në rindërtimin e Gazës

Lidhja Arabe tha thënë në fillim të muajit se shpreson për të mbledhur  $ 5.000.000.000  (dollarë) për rindërtimin e Rripit të Gazës në Konferencën e donatorëve në Kajro. 

 

Rreth 50 shtete e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e donatorëve ndërkombëtarë në një Konferencë Ndërkombëtare për të rindërtuar Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta e cila organizohet nga Egjipti dhe fillon me 12 Tetor 2014, tha të mërkurën në një deklaratë Ministria e Jashtme e Egjiptit.  

 

Rreth 30 ministra të jashtëm dhe mbi 50 delegacione të shteteve,  përveç 20 përfaqësuesve të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare të udhëhequra nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, do të marrin pjesë në Konferencën e Kajros për rindërtimin e Rripit të Gazës, shkruan në deklaratën e publikuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Badr Abdel-Ati.

 

Konferenca një ditore paraqitet me fjalime nga Sekretari  Amerikan i Shtetit, John Kerry, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun, Shefja e Politikës së Jashtme të BE-s, Catherine Ashton, kryetari i Lidhjes Arabe, Nabil al-Arabi, sipas Abdel- Ati.  

 

Ministrat e Jashtëm të Jordanisë, Francës dhe Italisë – së bashku me Tony Blair, i dërguari i Lindjes se Mesme për Paqe – gjithashtu, do të flasë në këtë konferencë, kryetari i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abaz, sipas Abdel-Ati.

 

Lidhja Arabe tha thënë në fillim të muajit se shpreson për të mbledhur  $ 5.000.000.000  (dollarë) për rindërtimin e Rripit të Gazës në Konferencën e donatorëve në Kajro. 

 

Konferenca pason një marrëveshje të armëpushimit të nënshkruar në Kajro më 26 gusht 2014 nga negociatorët palestinezë dhe izraelitë, e e cila përfundojë sulmet shkatërruese gjatë 51 ditëve nga Izraeli në Rripin e Gazës.  

 

Për shtatë javë në muajin korrik dhe gusht, Izraeli ka sulmuar, bombarduar Rripin e Gazës me qëllim, siç kanë deklaruar, për të  ndalur zjarrin me raketa nga territori palestinez.

 

Ofensiva izraelite la me shumë se 2.150 palestinezë të vdekur, rreth 11.000 të tjerë të plagosur - shumica e prej tyre civilë, ndërsa u  shkatërruan mijëra shtëpi banimi në gjithë Rripin e Gazës.  

 

Sipas të dhënave të Izraelit, 67 ushtarë izraelitë dhe pesë civilë janë vrarë, që është numri më i lartë i humbjes së trupave të Izraelit që nga humbja e 119 ushtarëve të Izraelit në luftën e vitit 2006 në Liban.