Rusia

Roli i Rusisë në luftën kundër ISIS-it

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj të ndryshëm në Lindjen e Mesme vazhdojnë sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik (IS), dhe kryejnë sulme të kombinuara ndaj objektivave të ISIS-it brënda Sirisëbashkë me intensifikimin e përpjekjeve për të ndihmuar forcat më të moderuara për të larguar presidentit Bashar Al-Asad dhe qeverinë e tij, Uashingtoni nuk duhet të harrojë rolin kompleks të rusisë në këto luftime.

Në një farë mënyre Moska mund të ketë qënë anëtari i parë (përpos regjimit të Asadit) i koalicionit de facto kundër grupeve që u bashkuan për të krijuar ISIS-in. Në fund të fundit, politika e Rusisë që nga fillimi i luftës civile në Siri ka qënë në mbështetje të Asadit për të parandaluar kaosin , i cili mund të ndihmonte në fuqizimin e ekstremistëve. Kjo ka bërë që Rusia të furnizojë me armë dhe të ndihmojë me inteligjencë qeverinë siriane. Kur ISIS-i në mënyrë dramatike fitoi terren në Irak, Rusia në mënyrë të shpejtë i siguroi Bagdadit avionë luftarakë dhe armë të tjera.

Megjithatë, Rusia kundërshton elementët kryesorë të strategjisë së administratës së Barak Obamës për të luftuar ISIS-in. Rusia nuk i ka mirëpritur sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve të tjera në Siri për dy arsye. E para, pozicioni i Rusisëështë se bombardimet ajrore kanë nevojë për miratim nga Damasku, gjë të cilën presidenti rus Vladimir Putin e përsëriti më 23 shtator në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuar Ban Ki Moon. Nga prespektiva e Moskës, detyrimi i Uashingtonit dhe të tjerëve që t’i bëjnë apel Asadit do të forconte legjitimitetin e tij –qëështë edhe arsyeja pse zyrtarët amerikanë duan të shmangin çdo gjë përtej njoftimit që i kanë bërë deri tani. Arsyeja e dytëështë frika e Rusisë se sulmet ndaj objektivave të ISIS-it më pas mund të zgjerohen dhe të përfshijnë edhe objektivat e regjimit.

Kjo nga ana tjetër ngre dy pyetje të rëndësishme. A beson Moska se ushtria e Asadit mund të vazhdojë të ruajë terren njëkohësisht dhe kundër ISIs-it dhe kundër Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA – akronimi në anglisht) nëse Shtetet e Bashkuar dhe të tjerët ndryshojnë balancën ushtarake? Dhe nëse Rusia e sheh regjimin sirian që fillon të humbasë terren, çfarë mund të jenë të gatshëm të bëjnë liderët kryesorë?

Askush jashtë rrethit të ngushtë të Putinit nuk mund t’i përgjigjet pyetjes së parë, pavarësisht mosmiratimit publik në Rusi për sulmet e Shteteve të Bashkuara kundër ISIS-it në Siri dhe faktit se përpjekjet e reja për të ndihmuar forcat anti-ISIS dhe anti-Asad ngrenë disa shqetësime serioze. E dyta – ajo që mund të bëjë Rusia – është më e rëndësishme.

Raportimet e mediave e kanë kataloguar tërësisht ndihmën ushtarake të Rusisë për Sirinë deri tani, e cila përfshin sistemet anti-raketore Buk dhe Pantsyr dhe raketa anti-anije, Yak-130, avionë ushtarakë për trajnime që mund të përshtaten për sulme tokësore, dronë dhe një mori gjërash të tjera ku përfshihen pjesë dhe shërbime (ndoshta helikopterë sulmues me origjinë ruse). Sipas një raporti, këshilltarët rus në fakt po merren me dronët vëshgues dhe po i japin informacione ushtrisë siriane rreth trupave të ISIS-it.

Sigurisht, Rusia gjithashtu ka siguruar edhe ndihmë jo ushtarake, si marrëveshja e vitit 2012 për të shkëmbyer naftë siriane bruto me produkte nafte të rafinuar dhe mbështetje të rregullt diplomatike, duke përfshirë veto të shumta në Këshillin e Sigurimit për ta mbrojtur Sirinë nga presioni i  mëtejshëm i Kombeve të Bashkuara. Siria, në përiudha të ndryshme, ka shpresuar për më shumë, përfshirë shërbime bankare të hapura, të cilat do t’i kishin mundësuar Damaskut të vazhdonte operacinet financiare ndërkombëtare, pavarësisht sanksioneve nga Perëndimi.

Çfarë mund të bëjë tjetër Moska?  Në teori, Rusia mund të dërgojë trupa luftarakë në Siri, por kjo duket e pamundur për arsye jo shumë të ndryshme nga ato të administtatës së Obamës për të mos u angazhuar drejtëpërdrejtë në [terren] Irak: do të ishte pafundësisht e shtrenjtë dhe jo shumë popullore në shtëpi.Rusia e pas-Luftës së Ftohtë deri tani nuk ka qënë e gatshme të luftojëjashtë zonës së saj.

Mrgjithatë, Rusia ka opsione të tjera, dhe për të kuptuar se si mund të vazhdojë Kremlini, mjafton të shohim lindjen e Ukrainës dhe republikat e vetëshpalluara të Donetskut dhe Luganskit. Edhe pse Siria dhe Ukraina janë mjaft të ndryshme në detaje, ato ndajnë një ngjashmëri të rëndësishme: në të dyja rastet, Rusia është përpjekur të ndalojë shkatërrimin e regjimeve miqësore, mbijetesa e të cilëve mbron interesa të rëndësishme ruse. Në Ukrainë, Moska dëshiron të pengojë Kievit që të mos i bashkohet NATO-s; në Siri, zyrtarët rusë duan të shmangin një shtet të dështuar terrorist që shërben si bazë për ekstremistët çeçenë.

Pse politika ruse në Ukrainëështë e rëndësishme për Sirinë? Në dy mënyra. E para, veprimet e Rusisë në lindje të Ukrainës tregojnë vendosmërinë e Moskës për të shmangur një humbje separatiste. Sa herë që forcat ukrainase kanë përshkallëzuar luftimet dhe kanë marrëhov, Moska ka gjetur një mënyrë të re për të ndihmuar separatistët. Fillimisht duke u siguruar armë, e më pas duke u siguruar armë dhe “vullnetarë” rus të trajnuar, shumë prej të vilëve duket se janë përsonel ushtarak rus.E dyta, në mënyrë kontroverse, përshkallëzimi i Rusisë ka qënë në rritje. Putini nuk urdhëroi 50,000 trupa në lindje të Ukrainës – por në vend të kësaj, ai dërgoi disa mijëra, të cilat ishin të mjaftueshme për ruajtur balancën kundër ushtrisë së dobët dhe neglizhente të qeverisë ukrainase dhe kundër milicive të saj agresive por të pajisura keq.

Për Sirinë, ndoshta gjërja më e rëndësishme është vendimi në dukje i Moskës për t’u siguruar separatistëve tashmë të mirënjohurin sistemin anti-ajror Buk, i cili besohet se ka shkaktuar rrëzimin mbi Ukrainë të avionit të linjës Malajziane. Ky incident ndodhi pak kohë pasi forcat e qeverisë filluan shkatërrimin dhe sulmet ajrore – të efektshme – kundër separatistëve. Në këto rrethana, do të kishte qënë krejtësisht e llogjikshmë për Rusinë që t’i furnizonte me sistemin Buk, pavarësisht se zyrtarët rusë vazhdojnë ta mohojnë këtë.

Rusia tashmë i ka siguruar Sirisë sistemin Buk, por – nën presionin e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit – Moska nuk i ka dërguar sistemin me rreze të gjatëS-300 që Damasku kishte porositur. Një raport i mesit të gushtit tregonte se Rusia mund ta braktisë marrëveshjen, por raportimet ruse zakonishte e përshkruajnë këtë si “të pezulluar,” ç’ka nënkupton se mund të rinisë përsëri. Nëse zyrtarët e lartë mendojnë se Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët mund të shënjestrojnë forcat siriane me sulme ajrore, dërgimi i S-300-ës në Siri mund të jetë një përgjigje e natyrshme. Në mënyrë alternative, disa në Moskë mund të argumentojnë se duke i dhënë Damaskut S-300-ën, kjo mund të shtyjë Uashingtonin që të koordinojë sulmet brenda Sirisë me regjimin e Asadit, përshkak të rrezikut të madh. Megjithatë, potencialisht ky mund të jetë një hap i kushtueshëm për Moskën, - sidomos nëse ushtria siriane përpiqet të godasë një avion ushtarak amerikan (ose arrin ta godasë) duke përdorur sistemin.

Sigurisht, S-300-a nuk do ta ndihmonte Damaskun në mënyrë të veçantë që tëkonkurojë me ISIS-in apo forcat e FSA-së në Siri – meqë asnjëra nuk ka forca ajrore. Prandaj, sigurimi i tij do të ishte më shumë një lëvizje gjeopolitike se sa një përgjigje ushtarake e menjëhershme. Por, Rusia mund t’i shesë armë shtesë forcave të armatosura siriane, gjithashtu. Meqënëse Rusisë po i bëhet vonë gjithnjë e më pak për reagimet e qeverive dhe opinionit publik perëndimor, faktori më i madh kufizues për armatim të mëtejshëm është ajo çfarë mund të përballojë Siria dhe sa bujare do të jetë Rusia me financimet në kohën kur Kremlini po përballet me presionin e vet financiar.

Rusia nuk mund t’i ndalojë Shetet e Bashkuara dhe partnerët e saj që të sulmojnë objektiva në Siri pa miratimin e Damaskut, apo të armatosin dhe trajnojnë opozitën e moderuar siriane. Megjithatë, Moska mund të rrisë mbështetjën e vet për regjimin e qeverisë së Asadit, duke bërë më shumë se sa ka bërë deri tani. Zyrtarët në Uashington dhe në kryeqytetet e Lindjes së Mesme duhet të kenë parasysh këtë.

Burimi: Al Monitor